Gazeta Shqiptare

Negociatat, Cakaj ' thumbon' Bushatin: Vitin e kaluar morëm një mësim

"Kemi qenë aktiv, pasi vitin e kaluar kemi marrë një mësim"

-

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ishte i ftuar dje në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamenta­r të Politikës së Jashtme, ku foli mbi pritshmëri­të e vendit tonë lidhur me vendimin e hapjes së negociatav­e të anëtarësim­it në Bashkimin Europian. Ndonëse nuk dha një përgjigje të qartë nëse ky vendim do jetë pozitive në 18 tetor ose jo, Cakaj theksoi para deputetëve ka plotësuar kushtet teknike dhe se Shqipëria meriton çeljen e negociatav­e. Ai evidentoi punën e bërë në zbatimin e reformës në drejtësi dhe në mënyrë të veçantë vetingun dhe ngritjen e KLGJ- së dhe KLP- së, por bëri të ditur se BE kërkon ngritjen sa më parë të SPAK dhe BKH, si dhe rezultate më të prekshme në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. "Këshilli Europian ka kërkuar vazhdimin e vetingut, ngritjen e SPAK e BKH dhe rritjen e luftës kundër krimit e korrupsion­it. Komisioni europian ka vlerësuar se të gjitha kushtet teknike janë plotësuar nga Shqipëria dhe meriton hapjen e negociatav­e. Në këto tre kushte, Komisioni Europian vlerëson faktin se 88 gjyqtarë e prokurorë janë larguar nga puna për shkak të vetingut. KE vlerëson zhvillimet për ngritjen e institucio­neve të drejtësisë si KED, KPL e KLGJ", - tha Cakaj. Në fjalën e tij para komisionit ai bëri të ditur se shkak për moshapjen e negociatav­e vitin e shkuar përveç faktorit ndërkombët­ar ishte dhe një komunikim i dobët i palës shqiptare për prezantimi­n e arritjeve në qeverisje dhe reforma. Në këtë mënyrë ai atakoi në mënyrë indirekte rolin që luajti diplomacia shqiptare gjatë kohës që ajo drejtohej pikërisht nga Ditmir Bushati. Cakaj tha se viti i shkuar në këtë drejtim ishte një mësim, ndërsa bëri të ditur se këtë vit vendi ynë

MËSIMI

"Kemi qenë aktiv në një fushatë diplomatik­e, pasi vitin e kaluar kemi marrë një mësim, pasi ekziston nga mospërputh­je mes vlerësimit të komisionit dhe opinionit politik të Këshillit Europian. Kështu kemi pasur takime të shumta për të hedhur me tepër dritën për shkallën e progresit që ka shënuar Shqipëria, me qellim hapjen e negociatav­e Në tetor të këtij viti"

 ??  ?? Kryeminist­rin Edi Rama dhe President i Këshillit të Europës, Donald Tusk , dje në Tiranë
Kryeminist­rin Edi Rama dhe President i Këshillit të Europës, Donald Tusk , dje në Tiranë
 ??  ?? Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania