Gazeta Shqiptare

Tusk: Shqipëria shumë pranë çeljes së negociatav­e, BE s'po ju bën nder

Presidenti i KE- së në përfundim të mandatit të tij zhvilloi një vizitë në Tiranë "Askush s'duhet të ketë as dyshim, as në Tiranë e as në BE"

-

Qeveria merr një tjetër mesazh pozitiv vetëm 1 muaj para vendimit për çeljen e negociatav­e. Pak para përfundimi­t të mandatit të tij si President i Këshillit të Europës, Donald Tusk deklaroi dje pas një takimi që zhvilloi me kryeminist­rin Edi Rama në Tiranë, se Shqipëria është shumë afër realizimit të synimit të saj për çeljen e negociatav­e në 18 tetor. Ai theksoi se askush nuk duhet ta vërë në dyshim këtë moment pozitiv për Shqipërinë. "Sot ju më thatë se e meritoj këtë medalje për mbështetje­n e dhënë, këtë yll të madh. Mund të them që në sajë të përpjekjev­e tuaja ne i jemi afruar këtij objektivi. Jemi më afër tij dhe askush nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël, as këtu në Tiranë e as në të gjitha kryeqytete­t e Bashkimit Europian. Po i afrohemi gjithmonë dhe më shumë këtij momenti. Unë kam qenë gjithmonë i mendimit që BE duhet të çelë negociatat, pra këto bisedime për anëtarësim si me Shqipërinë ashtu dhe me Maqedoninë e Veriut në përputhje kjo me rekomandim­in pozitiv të Komisionit", - tha Tusk pas takimit me Ramën që zgjati afro 50 minuta. Ai vlerësoi reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, por kërkoi që të vijojë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsion­it, marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi. President i Këshillit Europian Donald Tusk theksoi se Shqipëria nuk e meriton të diferencoh­et nga vendet e tjera dhe duhet të trajtohen nga Europa me respekt. "Vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe sipas meritave të veta ashtu si janë trajtuar dhe vendet e tjera dhe trajtohen vendet tjera të rajonit, të cilët ndajnë me ju objektivin e të bërit, pra e të qenit vend anëtare në BE. Në takimin e sotëm ne diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsion­it krimit të organizuar, pra për sundimin e ligjit. Për fiksim apo opsesion në Bashkimin Europian për sundimin e ligjit dhe madje do të shtoja dhe dy elementë të tjerë si marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë me pajtimet është pjesë e ADN tonë dhe ka për të qenë dhe ka për të vazhd

MESAZHI

"Vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe sipas meritave të veta ashtu si janë trajtuar dhe vendet e tjera dhe trajtohen vendet tjera të rajonit, të cilët ndajnë me ju objektivin e të bërit, pra e të qenit vend anëtare në BE. Në takimin e sotëm ne diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsion­it krimit të organizuar, pra për sundimin e ligjit".

 ??  ??
 ??  ?? President i Këshillit të Europës, Donald Tusk , dje në Tiranë
President i Këshillit të Europës, Donald Tusk , dje në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania