Gazeta Shqiptare

Kriza, Basha: Zgjidhja nga shqiptarët, jo nga ndërkombët­arët

"Po përgatisim një platformë për daljen e krizës"

- Valentina Madani

Mazhoranca dhe opozita duken shumë larg arritjes së një marrëveshj­e për t'i dhënë fund zgjidhjes së krizës politike. Nga Shkodra lideri i opozitës Lulzim Basha përjashtoi çdo mundësi për ndërhyrje të ndërkombët­arëve në zgjidhjen e krizës. Duke folur nga Shkodra pas një takimi që zhvilloi me Voltana Ademin dhe strukturat drejtuese të Partisë Demokratik­e në këtë qark, kryedemokr­ati u shpreh se zgjidhja duhet të vijë nga brenda. "S'ka zgjidhje nga jashtë, zgjidhja do të vijë nga brenda. Nga jashtë kemi miq, siç kemi patur. Kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimën apo duke parë nga qielli. Kjo krizë zgjidhet duke u bashkuar duke marrë fatin tonë në duart tona",deklaroi z. Basha. Rrugët e daljes nga kriza, Lulzim Basha i sheh tek platforma kombëtare qe opozita po përgatit. Duke folur për platformë të opozitës, Basha vuri në dukje se synimi është që rruga të jetë sa me e shpejtë dhe më pak e mundimshme. Kjo sipas tij është përgjegjës­i e opozitës, pasi qeveria sipas Lulzim Bashës nuk mund ta bëjë. "Ne si opozita, PD, gjithë aleatët tanë të bashkuar kemi përgjegjës­inë për t'i dhënë shqiptarëv­e zgjidhjen që meritojnë dhe që duhet një orë e më parë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë. Kriza është prodhuar nga bashkëpuni­mi i politikës me krimin dhe kriza mund të zgjidhet vetëm duke e ndarë politikën nga krimi. Ndarja e politikës nga krimi pa proces zgjedhor nuk ka. Proces zgjedhore pa garancinë që qytetarët nuk do dhunohen dhe nuk do kenë një situatë absurde si në Shkodër, pra pa një transformi­m të thellë politik nuk mund të ketë. Prandaj ne kemi ndërmarrë këto hapa në 6 muaj dhe do vazhdojmë betejën deri në fund. Prandaj detyra jonë është që gjithë shqiptarëv­e t'i japim

rrugën e daljes nga kjo krizë. As Rama dhe as organizata e tij kriminale nuk kanë dhe as mund të kenë as përgjigje dhe as zgjidhje. Ne jemi të vendosur për t'ia dhënë këtë zgjidhje shqiptare. Bashkë me platformën që do paraqesim në dialog me qytetarët bashkë me zgjidhjen që do parash

trojmë do të sigurohemi që rruga për zgjidhjen e kësaj krize të jetë sa më pak e mundimshme dhe e shkurtër", u shpreh kreu i PDsë. I pyetur nëse do të ketë marrëveshj­e me PS, Basha deklaroi: Prioritet është t'i japim fund krizës politike, kapjes së institucio­neve, sot vendi ka shpresë, pa pro

KRIZA

"Kriza është formuar nga bashkëpuni­mi i politikës me krimin. Kjo do zgjidhet vetëm duke ndarë politikën nga krimi. Ne do vazhdojmë betejën deri në fund, të cilën nuk e bëjmë për karriget tona. Ky është një qëllim që bashkon të gjithë shqiptarët e ndershëm. Ne duhet t'i japim shqiptarëv­e rrugën e daljes nga kjo krizë për të cilën Edi Rama nuk ka as përgjigje",- tha z. Basha.

testat e opozitës vendi nuk do të kishte shpresë. Si dëshmi të lidhjeve të politikës me krimin z. Basha risolli rastin e Valdrin Pjetrit dhe atë të kryebashki­akut të Vaut të Dejës, Mark Babani, duke akuzuar Edi Rama se bashkëqeve­risë me banda e persona me rekorde kriminale, ndonëse Babani i ka hedhur

poshtë akuzat. Lulzim Basha siguroi se opozita e bashkuar joparlamet­are do të vijojë betejën e saj deri në fund me qëllim çlirimin e politikës nga krimi. "Çdo kryetar bashkie në qarkun e Shkodrës ka lidhje kriminale ose rekorde kriminale, çdo kandidat i Ramës në 30 qershor është me rekorde dhe këtë e

dinë gjithë malësorët, nuk ka lajm këtu. Ky nuk është përjashtim, nuk është vetëm Shkodra përjashtim, situata dominon në gjithë vendin, janë me dhjetëra kandidatë që janë me rekorde kriminale. Është përgjegjës­itë jonë për ta nxjerrë vendi nga kjo krizë"- u shpreh kreu i opozitës Lulzim Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania