Gazeta Shqiptare

Vendimi për negociatat, Opozita ndërpret protestat deri më 18 tetor

Koalicion bashkëqeve­risës PS- PD?/ Aleatët e PD: Vdekjeprur­ëse për demokracin­ë Mediu: KOP i dytë për rikthimin e figurave të së djathtës

-

Opozita e bashkuar ka vendosur të ndër presë protestat deri pas vendimit të 18 tetorit, momenti kur vendet e Bashkimit Europian do të marrin një vendim për hapjen ose jo të negociatav­e të Shqipërisë me BEnë. Aksioni opozitar do të kthehet edhe më intensivis­ht pas vendimit që Brukseli do të japë më 18 tetor për çeljen ose jo të negociatav­e. Ndaj opozita nuk ka një datë për rinisjen e protestave, por aleatët e Lulzim Bashës pohojnë se gjithçka do të varet nga vendimi i tetorit për negociatat. "Të nesërmen e asaj dite na lind e drejta t'i themi shqiptarëv­e se si është ky Rama. Basha e dha një sinjal nga Brukseli, deri në ditën e negociatav­e më 18 tetor nuk do të ketë protesta", deklaroi kreu i LZHK- së Dashamir Shehi. Opozita kërkon një marrëveshj­e me kushte e cila sipas saj do të çojë në zgjidhjen e krizës politike në vend. Ndaj aksioni i opozitës kundër qeverisë "Rama" do të jetë shumëplanë­sh. "Jemi gati për një marrëveshj­e me kushte. Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime. Duhet të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor. Qëllimi i platformës është krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të lira",theksoi z. Shehi.

PLATFORMA

Partia Demokratik­e dhe aleatët kanë nisur detajimin e platformës kombëtare, të cilën do ta propozojnë së shpejti si zgjidhje për krizën politike dhe kushtetues­e. Një ditë pas takimit në Durrës me kreun e PD- së Basha në Durrës, aleatët flasin për ndryshime kushtetues­e, ndërsa shprehen se largimi i Ramës, si kryeminist­ër është emergjent. Mbrëmjen e se martës të gjithë kryetarët e koalicioni­t opozitar janë mbledhur në kantinën e kreut të Partisë Agrare Agron Duka, për të diskutuar hapat që opozita do të ndërmarrë për të arritur qëllimin final, organizimi­n e zgjedhjeve të parakohshm­e me një qeveri tranzitore, pa Ramën kryeminist­ër. Aleatët e Lulzim Bashës zbulojnë detaje nga plani opozitar për sezonin e ri politik, ku rikthimi i figurave e personalit­eteve që sot nuk janë më pjesë aktive e së djathtës shihet si një mundësi ridimensio­nimi në kampin blu. Kreu i PR- së Fatmir Mediu dhe kreu i LZHK- së Dashamir Shehi pohojnë se hapja e opozitës pritet të sjellë të njëjtin rezultat sikundër e njëjta formulë e ndjekur nga ish- kryeminist­ri Berisha me KOOPIN në vitin 2005. "KOP- i i 2005- ës ishte mekanizëm i jashtëzako­nshëm me figura të shquara, është eksperienc­ë që vlen, ka rrugë dhe mënyra për ta çuar në një nivel me ndryshe. Afrimin e figurave të shuara të opozitës brenda dhe jashtë dhe të gjithë personalit­ete që kanë qenë në parlament apo pushtet lokal"- deklaroi z. Mediu. Kurse Dashamir Shehu u shpreh: "Shkojmë përtej KOP- it përfshirë kontribues­it në harkun opozitar e

FATMIR MEDIU

"KOP- i i 2005- ës ishte mekanizëm i jashtëzako­nshëm me figura të shquara, është eksperienc­ë që vlen, ka rrugë dhe mënyra për ta çuar në një nivel me ndryshe. Afrimin e figurave të shuara të opozitës brenda dhe jashtë dhe të gjithë personalit­ete që kanë qenë në parlament apo pushtet lokal"deklaroi z. Mediu.

DASHAMIR SHEHI

Aksioni i opozitës kundër qeverisë "Rama" do të jetë shumëplanë­sh.

"Jemi gati për një marrëveshj­e me kushte. Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime. Duhet të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor. Qëllimi i platformës është krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të lira",- theksoi z. Shehi.

 ??  ?? Kreu i opozitës Lulzim Basha, me aleatët
Kreu i opozitës Lulzim Basha, me aleatët
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania