Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 11 kg heroinë në portin e Durrësit, prangoset 50- vjeçari rezident në Zvicër

Droga për në Itali, kosovari: S'kam lidhje me ngarkesën

-

DURRËS - Policia Kufitare e Durrësit ka parandalua­r dhe goditur një rast të tentativës për trafikim të drogave të forta duke sekuestrua­r në portin e këtij qyteti 11 kg heroinë, e cila dyshohet se kishte si destinacio­n Italinë. Ndërkaq, në pranga ka përfunduar një 50- vjeçar, rezident në Zvicër. Bëhet fjalë për Agim Sulejmanin nga Presheva. "Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në Planin e Masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të analizës së riskut,

MODIFIKIMI

Sipas hetuesve të çështjes, mjeti tip "Opel", në të cilin u gjend droga dyshohet të jetë modifikuar në Kosovë ku i është krijuar një hapësirë e posaçme. Po të njëjtat burime thanë se i arrestuari, shtetasi kosovar rezident në Zvicër, Agim Sulejmani kishte udhëtuar me këtë mjet nga Kosova drejt Durrësit ditën e hënë.

kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin A. S., shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narko

tike. Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e në DVP Durrës", thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të policisë. Ndërsa, sqarohet se gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit, në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, blutë gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë. Sipas hetuesve të çështjes, mjeti tip "Opel", në të cilin u gjend droga dyshohet të jetë modifikuar në Kosovë ku i është krijuar një hapësirë e posaçme. Po të njëjtat burime thanë se i arrestuari, shtetasi kosovar rezident në Zvicër, Agim Sulejmani kishte udhëtuar me këtë mjet nga Kosova drejt Durrësit ditën e hënë. Në përfundim të veprimeve, Specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Agim Sulejmani banues në Zvicër, drejtuesi i mjetit. Gjatë marrjes në pyetje, 50- vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngarkesë dhe nuk ka dhënë sqarime për uniformat blu. Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëv­e".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania