Gazeta Shqiptare

Djemtë e 2 familjeve sherr në lokalin e fshatit, vritet me mjete të forta 29- vjeçari

Arrestohen vëllezërit Jurgen e Mustafa Hysa si dhe vëllai i viktimës Policia: Ishte konflikt i çastit, 4 personat e përfshirë në ngjarje kishin konsumuar alkool

-

Një sherr banal në klu bin e fshatit mes dy vëllezërve të familjeve Plaku dhe Hysa, pasi kishin konsumuar alkool deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm, i ka kushtuar jetën një të riu, ndërsa është plagosur një tjetër. Mësohet se 29vjeçari Dukagjin Plaku është plagosur me sende të forta nga dy vëllezërit Jurgen Hysa dhe Myrtezan Hysa dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Ndërsa pas ngjarjes së rëndë janë arrestuar dy vëllezërit Hysa, por edhe vëllai i viktimës, Qazim Plaku, i cili ka qenë edhe pikënisja e sherrit. Burime zyrtare nga policia e Dibrës dje bënë me dije se 24- vjeçari Plaku ka qëlluar me thikë, Myrtezan Hysën dhe më pas ky i fundit bashkë me të vëllain kanë goditur me sende të forta 29vjeçarin Dukagjin Plaku. Ndërkaq, policia ka marrë në mbrojtjen familjen Hysa, për të parandalua­r një përshkallë­zimin e konfliktit mes dy familjeve.

NGJARJA

"Rreth orës 03: 00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ( konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambientet e një lokali në fshat, shtetasi Qazim Plaku, 24 vjeç, dyshohet se ka

MASAT E POLICISË

Burime zyrtare nga policia e Dibrës dje bënë me dije se 24- vjeçari Plaku ka qëlluar me thikë, Myrtezan Hysën dhe më pas ky i fundit bashkë me të vëllain kanë goditur me sende të forta 29- vjeçarin Dukagjin Plaku. Ndërkaq, policia ka marrë masa për mbrojtjen familjen Hysa, për të parandalua­r një përshkallë­zimin e konfliktit mes dy familjeve.

plagosur me thikë shtetasin Myrtezan Hysa, 24 vjeç, dhe ky i fundit në bashkëpuni­m me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin Dukagjin Plaku, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital", njoftoi ndër të tjera policia e Dibrës. Ndërsa, sqaroi se si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur

dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit Qazim Plaku, banues në fshatin Sllatinë ( vëllai i viktimës); Jurgen Hysa dhe Myrtezan Hysa ( vëllezër), banues në fshatin Sllatinë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Materialet procedural­e do t'i referohen prokuroris­ë Dibër për hetime të mëtejshme.

 ??  ?? I arrestuari, Qazim Plaku Viktima Dukagjin Plaku
I arrestuari, Qazim Plaku Viktima Dukagjin Plaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania