Gazeta Shqiptare

Vritet i riu shqiptar në Britaninë e Madhe, përfundojn­ë në pranga 2 italianë

-

BRITANI E MADHE - Një i ri shqiptar është vrarë në Britaninë e Madhe. 21vjeçari Serxhio Marku, u gjet fillimisht i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital. Dy italianë janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen. Francesco Dagostino, 44 vjeç, rezident në Stafford Road, Brighton dhe Giuseppe Petriccion­e, 45 vjeç, pa një residencë mbahen në burgun Highdown në Sutton. Policia ka kërkuar informacio­n për viktimën që mund ta ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. "Dy burra të akuzuar për vrasjen e të riut shqiptarit Serxhio Marku në Brighton kanë dalë në Lewes Crown", deklaroi policia. "Serxhio, 21 vjeç, u gjet i plagosur rëndë kur policët hynë me forcë në një banesë në Rrugën Stafford në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ( 11 shtator). Ai kishte pësuar lëndime të rënda dhe u dërgua në Spitalin e Qarkut Royal Sussex, ku u konstatua më pas se kishte vdekur. Hetuesit tani po përpiqen të zbulojnë si përfundoi në banesë dhe lëvizjet e tij në para vrasjes". Kryeinspek­tori i hetuesve Alex Geldart, nga Ekipi i Krimeve të Mëdha të Surrey dhe Sussex, i cili po udhëheq hetimin, tha: "Specialist­ët tanë janë lidhur me familjen e Serxhios në Shqipëri duke i ofruar mbështetje dhe mendimet tona janë me ta dhe miqtë e tij. Dua t'u drejtohem miqve të Serxhios në zonën e Brighton pasi ne dimë shumë pak rreth tij dhe duam të zbulojmë se ku jetonte ai dhe me kë shoqërohej në vend. Ne besojmë se ai mund të ketë udhëtuar nga qyteti në zonën e Seven Dials dhe mundësisht në Stafford Road, me taksi gjatë mbrëmjes para se të sulmohej. Ai mund të ketë qenë me dy burra të tjerë dhe ne do të donim të dëgjonim nga shoferi i taksisë që e transporto­i. Unë i bëj thirrje kujtdo që të ketë informacio­n në lidhje me incidentin, ngjarjet që çojnë tek ajo ose veçanërish­t për vetë Serxhion, të raportojë në internet ose të telefonojë 101 duke cituar Operacioni­n Barnfield", tha kryehetues­i. Dy italianët e akuzuar Petriccion­e dhe Dagostino, që kanë ardhur nga Napoli u akuzuan për vrasjen të premten më 13 shtator dhe dolën para gjykatës më 14. Ata u mbajtën në paraburgim për t'u paraqitur në Gjykatën e Lewes Crown dje. Ata pritet të dalin sërish në gjyq më 1 Nëntor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania