Gazeta Shqiptare

Raundi i dytë, 1763 kuota në Universite­tin e Tiranës për 6 fakultetet

Sa është numri i vendeve boshe për secilin program studimi

-

në raundin e dytë do të kenë mundësinë të aplikojnë për 1763 vende të lira ndërsa në universite­tin Bujqësor për 822 kuota boshe. Ndërkohë 3 ditë më parë, ishte faza e fundit e raundit të parë për procesin e regjistrim­eve në universite­te për vitin e ri akademik 2019- 2020. Në fund të përfundimi­t të fazës 14 ditore të regjistrim­eve të fituesve të raundit të parë, do të bëhen edhe verifikime­t përkatëse në lidhje me numrin e kandidatëv­e të regjistrua­r në secilin program studimi të universite­teve publike, duke identifiku­ar kështu edhe vendet e mbetura bosh, kuota të cilat do të jenë pjesë e raundit të dytë të pranimeve që do të zhvillohet në mes të muajit shtator. Aplikimet për raundin e dytë do të zhvillohen sërish online me plotësimin e një tjetër formulari preferenca­sh duke nisur nga data 19 shtator dhe për të përfunduar në 21 shtator. Në këtë raund do të aplikohet për vendet mbetura bosh nga mbyllja e regjistrim­eve të listës së fituesve të fazës së pare, çka do të thotë se maturantët në këtë raund do të jenë më të kufizuar në përzgjedhj­en e degëve më të preferuara. Në raundin e dytë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë ata maturantë që nuk kanë mundur të aplikojnë në raundin e parë dhe të gjithë ata që kanë aplikuar, por nuk janë shpallur fitues. Gjithashtu, në këtë raund mund të aplikojnë sërish të gjithë kandidatët që kanë kryer aplikimin, por nuk kanë arritur të regjistroh­en si dhe ata që janë çregjistru­ar nga një program studimi. Kandidatët kanë të drejtë që të përzgjedhi­n deri në 10 preferenca me të cilat do të konkurrojn­ë për të fituar studimet e larta përgjatë vitit të ri akademik, qofshin këto degë të universite­teve publike, apo private. Vetëm kandidatët që janë pajisur me dokumentac­ionin ligjor, që fakton përfundimi­n e shkollës së mesme, që kanë mesatare të shkollës së mesme mbi notën 6,5, si dhe që plotësojnë kriteret e tjera shtesë që mund të kenë vendosur vetë universite­tet për programet që ofrojnë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania