Gazeta Shqiptare

Antiinform­aliteti mbushi arkën - U mblodhën 2.3 mld lekë më shumë në gusht

-

8 muajt e parë të vitit, në buxhetin e shtetit, kanë hyrë rreth 305.9 miliardë lekë, dhe duket se fushata anti- informalit­et ka kontribuua­r me 2.3 miliardë lekë më shumë. Kështu, nga 37.8 miliardë lekë që janë mbledhur në gusht 2018, gjatë muajit që lamë pas u mblodhën 40, 1 miliard lekë, ndërsa korriku nuk ishte një muaj i frytshëm në këtë drejtim. Sipas treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, po të analizojmë të ardhurat e nga tatimet dhe doganat, gjatë periudhës korrikgush­t që korrespond­on me aksionin antiinform­alitet, vihet re se në muajin gusht janë mbledhur 28.8 miliardë lekë, me një rritje të konsiderue­shme ndaj muajit Korrik, ku u mblodhën 26.5 miliardë lekë, dhe në total të ardhurat nga ky zë janë regjistrua­r në 205.8 miliardë lekë për 8mujorin 2019, apo 6.3 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Me gjithë rritjen e të ardhurave, duket se për të 8 muaj radhazi, luhatjet në kursin e këmbimit vijojnë të japin goditje buxhet, pasi të ardhurat nga TVSH kanë rënë me 2.9 miliardë lekë krahasuar me 8 muajt e parë të 2018ës, duke u regjistrua­r në rreth 90.4 miliardë lekë. Përpos efekte të kursit të këmbimit, mos mbledhja e TVSH tregon edhe tkurrjen e konsumit dhe dinamizmin e dobët të ekonomisë. Po ashtu, negativish­t kanë kontribuua­r taksat nacionale, ku janë mbledhur rreth 2 miliardë lekë më pak se 2018- ta dhe në total 23.6 miliardë lekë. Performanc­ë pozitive ka pasur mbledhja e tatimit mbi fitimin, me rreth 2.9 miliardë lekë, ku janë mbledhur rreth 24.6 miliardë lekë. Ndërsa rritjen më të madhe e ka shënuar tatimi mbi të ardhurat personale, ku janë mbledhur 31.6 miliardë lekë nga apo 6 miliardë lekë më shumë se viti i kaluar. Dhe ashtu sikurse pritej, të ardhurat nga akciza janë rritur me 1.4 mld lekë në raport me Gusht 2018. Sa i takon investimev­e, janë disbursuar 38 miliardë lekë, apo rreth 1.6 miliardë më pak se viti që lamë pas.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania