Gazeta Shqiptare

Eksportet bien me 2.5% për 8- mujorin, tre grupet kryesore me rezultat negativ

-

Eksportet

kanë shënu ar ecuri negative në tetë muajt e parë të vitit, të ndikuar nga performanc­a negative e tre grupeve kryesore, "tekstile e këpucë", "minerale, lëndë djegëse, energji", "materiale ndërtimi e metale". Të vetmet grupe që po ecin mirë janë "Ushqime, pije, duhan" dhe "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Në tetëmujori­n e parë të vitit 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 200 mld lekë, duke u ulur me 2,5 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 429 mld lekë, duke u rritur me 3,1 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 229 mld lekë, duke u rritur me 8,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018, raportoi INSTAT. Në gusht 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 20 mld lekë, duke u ulur me 2,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 27,8 %, në krahasim me korrik 2019, raportoi INSTAT. Importet e mallrave arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 6,8 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 13,7 %, në krahasim me korrik 2019. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 mld lekë, duke u rritur me 13,3 %, krahasuar me gusht 2018 dhe duke u ulur me 1,6 %, në krahasim me korrik 2019. Eksportet e "Tekstile dhe këpucë" ranë me 2.1% për 8 mujorin, duke zbritur në 80 miliardë lekë. Eksportues­it pohojnë se kjo tendencë po ndikohet nga zhvlerësim­i i euros, që ul të ardhurat në lekë, çka po jep efekte në kontratat afatgjata, si dhe në ndryshimin e sjelljes së furnitorëv­e, si shkurtimi i sezoneve dhe orientimi drejt modës së shpejtë etj. Eksportet e "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" ranë me 21% për 8 mujori, në 31.7 miliardë lekën. Ndikim ka pasur energjia, e cila është e lidhur direkt me motin, që tani ka qenë i thanë. Eksportues­i tjetër i madh Bankers Petroleum tha se ndonëse prodhimi është rritur, 60% e tij shkon për eksport dhe pjesa tjetër shitet në tregun vendas. Në rënie ishin dhe "Materialet ndërtimi dhe metale", që u tkurrën me 11.8%, në 31.4 miliardë lekë. Burime nga Kurum pohojnë se ata kanë aktivitet në rritje, ndërsa rënia ka ardhur nga industria e tullave dhe çimentove. Ecuri pozitive kishin "Ushqime, pije, duhan", me rritje 15% në 22.7 miliardë lekë, si rrjedhojë e ecurisë pozitive të bujqësisë në vend.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania