Gazeta Shqiptare

Edmond Budina në median gjermane: Kemi 20 vjet që ruajmë Teatrin

Në revistën “Theater der zeit”: Shpallja e projektit të Teatrit – pa konkurs, pa dëgjesë – e ndezi përsëri flakën e protestës

-

Regjisori Edmond Budina ka bërë një bisedë me Tom Mus troph për revistën gjermane “Theater der zeit” ku ka folur për muajt e mbrojtjes me protestë të Teatrit Kombëtar dhe muajt e mbrojtjes 24 orëshe përfshirë përplasjen me qeverinë e policinë. “Protesta ka nisur, në fakt, që para njëzet vitesh, kur kryeminist­ri i sotshëm Edi Rama, atëherë ministër i Kulturës, donte të shembte Teatrin Kombëtar. Kundërshti­mi i artistëve dhe i një pjese të politikës ishte i fortë. Teatri Kombëtar u shpall monument kulture”, thotë Budina duke kujtuar ecejaket e dy dekadave për të njëjtën çështje. Ai shton se projekti i teatrit të ri që u prezantua nga qeveria të kujton më shumë një qendër tregtare të betonuar sesa një teatër. Më poshtë intervista.

- Z. Edmond Budina, a ka nevojë Shqipëria për një Teatër të ri Kombëtar: për shkak të arkitektur­ës ose të kushteve të produksion­it apo i përmbush ndërtesa aktuale të gjitha nevojat?

Sigurisht që Tirana dhe Shqipëria kanë nevojë për një Teatër të ri Kombëtar, shumë modern dhe me kushte të përmirësua­ra pune. Por kjo nuk do të thotë që teatri ekzistues të shkatërroh­et. Ndërtesa aktuale qëllimisht është lënë të degradojë për ta pasur më të lehtë për ta shembur. Por nga këndvështr­imi i hapësirës, formës, arkitektur­ës, akustikës dhe teknikës, është më e mira. Është një ndërtesë unike, arkitekti është frymëzuar për të nga një pikturë e Giorgio de Chirico. Qoftë edhe vetëm për këtë arsye duhet të mbrohet me të gjithë fuqinë.

- Cilat do të ishin avantazhet dhe disavantaz­het e ndërtesës së re të planifikua­r të teatrit?

Projekti i teatrit të ri që u prezantua nga qeveria të kujton më shumë një qendër tregtare të betonuar sesa një teatër. Me kullat e shtuara ai prish harmoninë arkitekton­ike, që u krijua nga mjeshtrit italiane të viteve ’ 30. U prezantua, gjithashtu, si një objekt pa detaje: Askush nuk e di nëse në të ardhmen ai do të përmbajë një teatër të vogël apo të madh, me qendër tregtare dhe restorante në brendi. Tirana ka ndërkohë përvojën e keqe që gjithë kinematë historike janë zhdukur. Ato nuk u zëvendësua­n më të reja ashtu sikurse kishte premtuar qeveria. Në vend të tyre aty janë ngritur kulla të larta.

- Çfarë ekzaktësis­ht e shkaktoi protestën?

Protesta ka nisur, në fakt, që para njëzet vitesh, kur kryeminist­ri i sotshëm Edi Rama, atëherë ministër i Kulturës, donte të shembte Teatrin Kombëtar. Kundërshti­mi i artistëve dhe i një pjese të politikës ishte i fortë. Teatri Kombëtar u shpall monument kulture. Pas marrjes së pushtetit nga Rama si kryeminist­ër Teatri u hoq nga lista e monumentev­e të kulturës, për të hapur rrugën për shkatërrim­in e tij. Shpallja e projektit të Teatrit – pa konkurs, pa degjesë – e ndezi përsëri flakën e protestës.

- Këtë verë Teatri si përfundim u pushtua. Sa njerëz janë të përfshirë në këtë gjë, sa e madhe është mbështetja?

Deri tani aspekti më i rëndësishë­m i protestës nuk është numri i pjesëmarrë­sve, por kohëzgjatj­a e saj. Që nga qershori 2018 protestohe­t çdo ditë. Qytetarë, artistë, intelektua­lë marrin pjesë çdo ditë, secili mund të shprehë mendimin e tij. Diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Që nga 24 korriku protestues­it qëndrojnë pa ndalim në ndërtesë për ta mbrojtur atë. Pas përplasjes me policinë numri i mbështetës­ve është rritur dukshëm. Fara u mboll një vit e gjysmë më parë, tani bima po rritet.

- Si është e organizuar protesta, për sa kohë mundeni dhe doni të bëni rezistencë?

Protesta jonë përgjatë gjithë kohës ka qenë e qetë, me shfaqje teatrore dhe baleti, me paraqitje filmash dhe performanc­ë muzikore. Pas dhunës policore më 24 korrik ne ishim të detyruar që ta pushtonim Teatrin. E gjetëm në gjendje skandaloze. Qeveria ndërpreu rrymën elektrike dhe ujin, por me ndihmën e gjenerator­ëve – për benzinën janë qytetarët që bëjnë donacion – e mbajmë aktiviteti­n në këmbë. Në këtë kohë organizojm­ë një festival për mbrojtjen e Teatrit, me hyrje falas. Dhe jemi të vendosur që të bëjmë rezistencë deri në fund, deri kur qeveria të anulojë vendimin për shkatërrim­in e Teatrit.

- Ç’lloj Teatri Kombëtar dëshironi për të ardhmen?

Ne do të dëshironim të kishim shumë teatro të rinj, por të ruajmë edhe kujtesën për të shkuarën. Nuk ka të ardhme pa të shkuar. Ne dëshirojmë që Teatri Kombëtar të jetë politikish­t i pavarur, sa më i pavarur, në mënyrë që dinjiteti i artistit të përballet me mospërfill­je, sikurse ka ndodhur shpesh deri më sot. Ne duam që Teatri më në fund të përmbushë detyrën e tij, atë për të cilën është krijuar: të pasurojë zemrat dhe mendjet e njerëzve dhe të qëndrojë në opozitë kundër gjithë pushteteve, kundër çdo të keqe dhe padrejtësi­e. Në kuadër të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit u shfaq edhe pjesa e Ralph Hammerthal­er “Artisti i vetëm” me regjinë e Naim Berishës.

 ??  ?? Edmond Budina
Edmond Budina
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania