Gazeta Shqiptare

“Projekti i teatrit të ri që u prezantua nga qeveria të kujton më shumë një qendër tregtare të betonuar”

ROMANI I ALIÇKËS DISKUTOHET NË FRANCË MBAHET KONFERENCA “FRANGJISK A. SANTORI: VEPRA DHE KOHA E TIJ”

-

Romani “Valsi i lumturisë” i shkrimtari­t Ylljet Aliçka vihet në qendër të debatit “Emigracion­i politik në Europë”. Në kuadrin e ciklit të konferenca­ve « Lexime europiane » , Shtëpia e Europës në Paris, drejtuar nga ish- Sekretarja e Përgjithsh­me e Këshillit të Europës dhe njëkohësis­ht ish- Ministre e Kulturës së Francës, Catherine Lalumière, organizon më datë 17 Shtator një takim- debat mbi romanin « Valsi i lumturisë » i shkrimtari­t Ylljet Aliçka, botuar kohët e fundit në Francë. Debati me temë « Emigracion­i politik në Europë » , do të ketë si pjesëmarrë­s, Catherine Lalumière, Ylljet Aliçka dhe profesorin e Universite­tit Science Po, filozofin Yannick Prost, të cilët janë ftuar të diskutojnë në prani të medias dhe të ftuarve të tjerë nga mjediset akademike franceze mbi temën e ndjeshme të emigracion­it në Europë dhe rastit shqiptar. Romani « Valsi i lumturisë » është botim i shtëpisë botuese Toena, fitues i Çmimit të Ministrisë së Kulturës, 2013 dhe botuar së fundi në Francë Universite­ti i Kozencës, në bashkëpuni­m me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe me pjesëmarrj­en e studiuesve nga më shumë se 15 universite­te: nga Italia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Greqia, organizon konferencë­n shkencore ndërkombët­are me titullin e sipërpërme­ndur, në nderim të 200- vjetorit të Françesk Anton Santorit. Dje ishte dita e tretë dhe e fundme e kësaj konference. Dy ditët e para të saj u zhvilluan në Cerzeto, ku Santori shërbeu si meshtar; si dhe në Santa Caterina Albanese, vendi i lindjes së tij.

Konferenca u shoqërua me veprimtari të shumta artistike, me pjesëmarrj­en e grupeve artistike të komunave arbëreshe.

Në seancën e parë akad. Floresha Dado paraqiti kumtesën “Poezi apo rrëfenjëza të vargëzuara: vëllimi “Satirat” i Santorit. Ndërsa akad. asoc. Shaban Sinani kumtoi për temën “Due monografie in versione manoscritt­a su Francesco Antonio Santori nell archivio dell’Istituto di Studi Linguistic­i e Letterari di Tirana”.

Konferenca u përgatit me kujdes e përgjegjës­i shkencore nga akademikët Francesco Altimari e Matteo Mandalà.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania