Gazeta Shqiptare

Libri në Kuvend/ Ymeri: Jemi si Afrika, Kumbaro: Të hiqet tatimi

Kryetari i shoqatës së Botuesve dhe ish- ministrja bien në një mendje Leximi emergjencë kombëtare, rrjeti i librarive është shumë i varfër

- Fatmira Nikolli

Rreth 70- 80% e popullsisë nuk është në gjendje të blejë li bra. Rrjeti i librarive është shumë i varfër, po mbyllen gjithnjë edhe më shpesh. Mungojnë politikat favorizues­e dhe sistemi fiskal ka qenë i luhatshëm ndaj librit. Kemi pasur rritje të tatimeve në vitet 2012- 2014 dhe në janar kemi pas ndryshime në TVSH- së, që ne e konsideroj­më si pozitiv, se funksionon si funksional dhe kundër evazionit fiskal. Ne jemi në nivelin e Afrikës së Jugut dhe të Rusisë me pesë kopje. Kemi një problem që po zgjatet prej shumë vitesh, që është çështja e praktikave doganore me Kosovën, hyrja edhe dalja e librit”. Ka qenë ky panoramimi që kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, i ka bërë situatës së librit në Shqipëri. I pranishëm në Komisionin e Medias në kuvend ai ka folur për problemet që shoqërojnë botimin dhe shpërndarj­en e librave. Sipas tij, problemet më kryesore të librit janë ato të sistemit biblioteka­r, por nuk mbeten pas as marrëdhëni­et me shkollat dhe të drejtën e autorit. Në vijim, e pranishme në komision ishte edhe ish- ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro që duke e quajtur leximin një emergjencë kombëtare, mbështeti Ymerin për uljen e tatimit mbi librin.

KËRKESAT E YMERIT

Që në nisje të fjalës së tij, Ymeri tha se ka kërkuar interpelan­cë me ministrinë e Arsimit, të Kulturës dhe të Financave. “Nuk më duket normale që ata nuk janë këtu. Problemet kryesore këtu janë në fushën e arsimit. Ne kemi probleme kryesore ne dy rrafshe, një është sistemi biblioteka­r në Shqipëri, marrëdhëni­et me shkollën dhe në pjesën e dytë kemi disa shqetësime­ve në lidhje me të drejtën e autorit”. Ai tha se ka një mungesë komunikimi me Ministrinë e Arsimit. “Marrëdhëni­et me shkollat janë shumë të vështira, se për botuesit janë kthyer në bunkerë. Çështja e biblioteka­ve lokale është një problem më vete, kjo është në kompetencë të pushtetit lokal. Ne jemi të mendimit se administra­ta shtetërore mund te hyjë në biblioteka­t e pushtetit lokal që janë shumë të varfra”, tha Ymeri, duke kujtuar edhe një herë çështjen e fotokopjim­eve masive që bëhen në universite­te. Mes të tjerash ai ka kërkuar në emër të botuesve që: “1. Të ulet taksimi mbi krijimtari­në. Kjo kategori krijuesish që preken prej kësaj janë shtresa vulnerable. 2. Disa rregullime në ligjin për të drejtën e autorit dhe në statusin e të drejtës së autorit”. Sipas Ymerit është propozuar që të këtë një libër për Bibliotekë­n Kombëtare dhe një për Bibliotekë­n e qytetit. Por tha ai “Tirana nuk ka bibliotekë qyteti. S’kemi dëgjuar të flitet për këtë. Furnizimi i Biblioteka­ve të lagjeve është inekzisten­t. Furnizime publike që të deklarohen nuk bëhen në asnjë qytet. Të merr frika të marrësh një shkresë të ministrisë, se si është konceptuar edhe shkruar. Të gjitha këto janë pasojë e mosleximit”.

Në vijim, anëtarja e Komisionit të Medias, deputetja Mirela Kumbaro vuri në dukje se “tek ne nevoja për lexim është emergjencë kombëtare. Konstatimi i librarive te munguara është një konstatim i 30 viteve. Për këtë duhet të vendosen mekanizma financiarë nga Ministria e Financave dhe Arsimit, se po ja paguajmë shumë rëndë pasojat kësaj mungese”. Ajo tha se e gjen shumë të rëndë tatimi mbi 15 për qind tatimin mbi krijimtari­në. “Bëhet fjalë për një vend që nuk ka. T’i taksosh krijuesit mbi 15 për qind që bëhet fjalë për një gjë shumë të papërfills­hme për buxhetin e shtetit. Jam kundër dhe do luftojmë për ta ulur, se bie tek kostoja e librit dhe bie mbi lexuesin. Kjo kërkon vetëm vullnet. Edhe për pikën që pesë kopje të një libri të dorëzohen në biblioteka e gjej të pa vend. Por prej një viti e gjysmë Ministria e Kulturës ka punuar për një projektlig­j te ri për librin, ne te cilën në atë draft që i ka kaluar dyert e linjës dhe ndodhet në derën e Financës. Është për TVSH- n zero”, tha Kumbaro, ish ministre e Kulturës. Sipas saj, ka mjaftueshë­m hapësirë për ta ulur edhe për të ndikuar jo vetëm tek botuesit, por edhe tek lexuesit.

 ??  ?? Petrit Ymeri i Shoqatës së Botuesve dje në komisionin e medias në kuvend
Petrit Ymeri i Shoqatës së Botuesve dje në komisionin e medias në kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania