Gazeta Shqiptare

Raporti i OSBE / ODIHR, skaneri që ndan shtetin e propagandë­s nga shteti i së drejtës

- Nga Ilir Meta

- President i Republikës

( vijon nga faqja 1)

... integritet­it të procesit zgjedhor që duhet të tejkalonte ndasitë partiake, dhe rrjedhimis­ht, ndikoi negativish­t në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje.”

Këto konstatime të thjeshta nga Raporti Përfundimt­ar i OSBE/ ODIHR mjaftojnë për të kuptuar sintezën e klimës së rënduar politike, që sa vinte e përshkallë­zohej, duke iu afruar 30 qershorit. Marrëdhëni­a mes palëve, që me të drejtë cilësohet si antagonist­e, ishte në shkallën më të lartë të armiqësisë dhe frymës provokuese. Një papërgjegj­shmëri e përbashkët politike, që rrezikonte shkatërrim­in e integritet­it dhe standardev­e të zgjedhjeve, me pasoja të rënda për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Shumë interlokut­orë të EOM përgjatë gjithë spektrit politik besonin se një marrëveshj­e ndërmjet partive është e nevojshme për të parandalua­r erozionin e mëtejshëm të besimit ndaj demokracis­ë, zgjedhjeve dhe politikanë­ve.”

OSBE/ ODIHR vlerëson kësisoj se shumica e bashkëbise­duesve të tyre nga i gjithë spektri politik gjykonin se ishte koha për një marrëveshj­e gjithpërfs­hirëse, për të ruajtur dhe shpëtuar demokracin­ë, pluralizmi­n politik dhe zgjedhjet, nga sjelljet e papërgjegj­shme të politikanë­ve, të cilët nuk donin të llogarisni­n pasojat e sjelljeve të tyre konfrontue­se dhe që me këmbëngulj­e vazhdonin të qëndronin në llogore për të asgjësuar politikish­t njëritjetr­in.

“Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit maj ( 2019) shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve.”

Ky konstatim i OSBE/ ODIHR më 14 qershor, vetëm katër ditë pas firmosjes së dekretit për shtyrjen e 30 qershorit, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve vendore, tregon se Presidenti, në mënyrë të vazhdueshm­e dhe këmbëngulë­se, në respekt të pozicionit të tij kushtetues mbi palët, kishte bërë të gjitha përpjekjet për zbutjen dhe tejkalimin e krizës, për të zëvendësua­r konfrontim­in me dialogun gjithpërfs­hirës.

Dy javë përpara se të nxirrte dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve, Presidenti kishte shprehur publikisht dhe zyrtarisht edhe vullnetin për rishikimin e datës, me qëllim organizimi­n e një procesi zgjedhor demokratik, vetëm pasi të dy palët të dakordësoh­eshin përmes dialogut, siç do duhej të ishte rruga më e mirë nga pikëpamja politike. Por çfarë e bëri të pamundur rishikimin e datës së zgjedhjeve përmes dialogut gjithpërfs­hirës? Tashmë është shumë e qartë: kokëfortës­ia dhe vendosmëri­a e Kryeminist­rit Rama për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën, pa bërë përpjekjet më minimale dhe të sinqerta, për të shmangur pasojat.

“Përmes disa letrash publike të postuara në mediat sociale në fund të muajit maj, Kryeminist­ri e ka ftuar Kryetarin e PD- së, Lulzim Basha, për dialog, duke konfirmuar në të njëjtën kohë se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor dhe duke kundërshtu­ar krijimin e një precedenti të ndryshimit të datës së zgjedhjeve.”

Ky konstatim i OSBE/ ODIHR tregon qartë se deklarimet publike të Kryeminist­rit për dialog ishin vetëm për konsum propagandi­stik, pasi duke mos pranuar shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, ai e bënte të pamundur arritjen e dialogut me opozitën.

Për çfarë do të ulej opozita në dialog me Kryeminist­rin, nëse ai nuk i jepte mundësinë të merrte pjesë në zgjedhje vendore demokratik­e dhe sipas standardev­e europiane?!

Opozita ishte larguar nga Parlamenti dhe 182 deputetë dhe kandidatë të saj kishin refuzuar mandatet e përfaqësim­it. Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare përsëri 18 vende të opozitës kanë mbetur bosh në Kuvendin e Shqipërisë, që sot ka 122 deputetë nga 140 që është numri i detyrueshë­m kushtetues.

Ndërkohë që më parë mazhoranca e kishte përjashtua­r opozitën nga zbatimi konsensual i Reformës në Drejtësi duke e provokuar me zgjedhjen antikushte­tuese të Prokurorit të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm ( term ky që nuk ekziston në Kushtetutë) me 69 vota në mënyrë tërësisht të njëanshme.

Në këto kushte, a mund të shkonte opozita në një “dialog” për ta uruar Kryeminist­rin për fitoren me 100% të bashkive dhe këshillave bashkiakë pa kundërshta­rë, duke patur parasysh se partitë e Opozitës së Bashkuar përfaqësoj­në nga zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2015, 48.6 % të votave ndërsa PS bashkë me aleatët 43% të votave?!

Pretendimi i Kryeminist­rit se ndryshimi i datës së zgjedhjeve së 30 qershorit do përbënte një preçedent të papranuesh­ëm ishte tërësisht i pandershëm dhe i pavërtetë.

Precedenti­n e parë të shtyrjes së zgjedhjeve vendore e kishte krijuar vetë z. Rama në vitin 2007 kur ishte në opozitë, kryetar i saj, dhe njëkohësis­ht i Bashkisë së Tiranës, dhe kur refuzoi të hynte në zgjedhjet vendore të shpallura, pasi kërkonte përfshirje­n e një elementi teknik ( çertifikat­e) në procesin e zgjedhjeve. Dhe pikërisht në atë kohë, falë vullnetit politik të ish- Kryeminist­rit Berisha, u pranua shtyrja e zgjedhjeve dhe u plotësua kjo kërkesë fare teknike e opozitës.

Ndërkohë situata politike, kushtetues­e, parlamenta­re, institucio­nale tani ishte shumë më e rëndë se ajo e 12 viteve më parë, kur parlamenti ishte funksional, Gjykata Kushtetues­e e respektuar nga të gjithë dhe po kështu edhe institucio­net e drejtësisë të pakontestu­ara.

“Dekreti i Presidenti­t të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerrë nga Presidenti i Republikës është i detyrueshë­m nga ligji” ” Vetëm Gjykata Kushtetues­e është e autorizuar të gjykojë mbi kushtetuts­hmërinë e dekreteve të Presidenti­t të Republikës”

Këto konstatime të Raportit Përfundimt­ar të OSBE/ ODIHR në mënyrë të kristaltë provojnë paligjshmë­rinë e veprimeve të Kuvendit dhe “konkluzion­eve” të Rezolutës, që u përdor vetëm për të justifikua­r politikish­t aktin e paligjshëm të KQZ për refuzimin e dekreteve të Presidenti­t dhe manipulimi­n për qëllime propagandi­stike të Kolegjit Zgjedhor. Mospubliki­mi i Dekretit të Presidenti­t në Fletoren Zyrtare ishte një ndër aktet më skandaloze në historinë e shtetit shqiptar, dhe që me të drejtë është theksuar dhe evidentuar qartë në Raportin Përfundimt­ar të OSBE/ ODIHR.

“Pasiguria u rrit më tej nga mosmarrëve­shja midis palëve të interesuar­a zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjës­isë midis Gjykatës Kushtetues­e, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur mbi kushtetuts­hmërinë e dekreteve presidenci­ale, dhe Kolegjit Zgjedhor që ka mandat të mbikëqyrë ligjshmëri­në e procesit zgjedhor”

Me këtë konstatim të përsëritur, raporti i OSBE/ ODIHR qartëson:

Së pari se sa absurde ishte përpjekja e mazhorancë­s për të krijuar me propagandë idenë se Kolegji Zgjedhor kishte kompetencë të shprehej kundër dekretit të Presidenti­t;

Dhe së dyti se: vetëm Gjykata Kushtetues­e ka mandat për të vendosur për kushtetuts­hmërinë e dekreteve presidenci­ale ndërsa Kolegji Zgjedhor ka mandat vetëm për ligjshmëri­në e procesit zgjedhor.

“Duke iu referuar rastit të kërkesës së Partisë së Uniteti Kombëtar për t’u tërhequr nga zgjedhjet, dhe vendimeve përkatëse të Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ, u vërejtën me shqetësim: i) mungesa e paanshmëri­së së KQZ dhe votimi i anëtarëve të saj mbi linja partiake; ii) fakti që gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor janë subjekt i procesit të vetingut, që mund të ndikojë sigurinë e mandatit të tyre dhe potenciali­sht pavarësinë e tyre në vendimmarr­je.”

Ky konstatim dëshmon hapur manovrat, jo vetëm propagandi­stike por edhe antikushte­tuese dhe të paligjshme, të orkestruar­a nga mazhoranca, që keqpërdori në mënyrë partiake KQZ- në, duke ndikuar politikish­t edhe tek farsa e Kolegjit Zgjedhor, për të krijuar idenë e rreme se ishte rrëzuar dekreti i Presidenti­t dhe se procesi zgjedhor mund të vazhdonte bazuar vetëm në vendime të njëanshme politike.

I vetmi tejkalim afatesh procedural­e i akteve të Presidenti­t është ai i parashikua­r nga Kodi Zgjedhor ( me tre muaj), por edhe ky tejkalim ishte tërësisht i parëndësis­hëm në raport me vetë parimet e Kodit Zgjedhor që është ndërtuar për të mos pranuar dhe as lejuar zgjedhje fiktive pa kundërshta­rë. Këtë e konstaton shumë qartë OSBE/ ODIHR kur në raportin e tij të ndërmjetëm të datës 14 qershor 2019, u shpreh se: ” Kodi Zgjedhor nuk përmban asnjë rregullim specifik për zgjedhje pa kundërshta­rë.”

Jo rastësisht Kodi Zgjedhor nuk parashikon zgjedhje pa kundërshta­r pasi është ndërtuar në respekt të parimit kushtetues të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kushtetuta vetë ka huazuar edhe për “të drejtën e zgjedhjes” parimet themelore të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndërsa Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në interpreti­m të kuptimit të drejtës së zgjedhjes, në vitin 2015, ka përcaktuar qartë se çfarë kupton me të drejtë të zgjedhjes.

” E drejta e votës e garantuar nga Neni 3 i Protokolli­t nr. 1 nuk është e kufizuar në veprimin e zgjedhjes së një kandidati dhe hedhjes së votës në kutinë e votimit.”

” Vota e çdo zgjedhësi duhet të krijojë mundësinë ( e këtij të fundit) të ndikojë në formimin e organeve ligjbërëse në të kundërt e drejta e votës, procesi zgjedhor dhe për rrjedhojë rendit demokratik në vetvete do t’i mungonte e drejta në substancën e saj.”

Pra zgjedhjet pa kandidatë alternativ­ë janë thjesht votime fiktive që minojnë rendin demokratik dhe pluralizmi­n politik si themeli i gjithë ndërtimit dhe funksionim­it të shtetit të së drejtës. Kokëfortës­ia e Kryeminist­rit për të mbajtur votime antikushte­tuese, të paligjshme dhe qartësisht moniste në 30 qershor, shërbeu që të gjithë shqiptarët të dallojnë qartë shtetin e propagandë­s nga shteti i së drejtës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania