Gazeta Shqiptare

PD: Zgjedhjet demokratik­e sjellin rotacion paqësor

"Pa u larguar Rama, reforma elektorale mbetet në letër"

- Valentina Madani

Për demokratët, zgjedh jet demokratik­e kërkojnë vetëm vullnet politik. Teksa mori shembull zgjedhjet në Kosovë, ish- deputeti Oerd Bylykbashi i cilësoi ato një kambanë e fortë për qeverinë, pasi sipas tij, provuan se vetëm vullneti politik garanton zgjedhje demokratik­e dhe rotacion paqësor. Bylykbashi konfirmoi se Partia Demokratik­e mbetet e angazhuar në përmbushje të rekomandim­eve të ODIHRit dhe se plani pesë pikësh i propozuar nga opozita është rruga e vetme për zgjedhje demokratik­e. "Zgjedhjet parlamenta­re në Kosovë janë një leksion i madh për politikën ? shqiptare, por mbi të gjitha janë një kambanë e fortë për qeverinë. Zgjedhjet demokratik­e kërkojnë vullnet politik. Kosova dha një mësim të madh se zgjedhjet bëhen demokratik­e, kur në vend të parë vjen interesi i zgjedhësve dhe kur qeveria ka vullnet për të zbatuar ligjin,? që garanton të drejtën e zgjedhësve dhe të kandidatëv­e që konkurrojn­ë të lirë e pa presion. Askush nuk ka dëgjuar zhurmë për reformë zgjedhore në Kosovë, por të gjithë pamë se si Kosova bëri zgjedhje demokratik­e që garantuan rotacion politik paqësor, ku fituesi angazhohet për ndryshim dhe humbësi nuk manipulon numërimin, por pranon humbjen", theksoi ai.

SHITBLERJA

Z. Bylykbashi duke përmendur cenimin e votës, shitblerje­n apo fenomene të tjera të ngritura si shqetësim nga OSBE/ ODIHR, u zotua se PD është e angazhuar në zbatimin e të gjitha këtyre rekomandim­eve. "Partia Demokratik­e është e angazhuar për të gjitha këto, në mënyrë që t'u sigurojë shqiptarëv­e zgjedhje demokratik­e dhe rotacion demokratik me votë.? Partia Demokratik­e është e bindur që vetëm zbatimi i plotë dhe i vërtetë i rekomandim­eve të ODIHR na hap rrugën për zgjedhje demokratik­e dhe për këtë ka propozuar një plan me pesë pika, në bazë të të cilit qëndron vullneti politik për zgjedhje të lira e të ndershme", deklaroi ish- deputeti i PD- së. Sipas Bylykbashi­t, e vetmja pengesë për zbatimin e rekomandim­eve dhe garantimin e zgjedhjeve të lira është qeveria dhe kryeminist­ri Rama. "E vetmja pengesë në rrugën e shqiptarëv­e për zbatimin e rekomandim­eve, si dhe garantimin e zgjedhje si gjithë Europa është Edi Rama dhe qeveria e tij?. Pa u larguar Edi Rama, zgjedhjet e Kosovës apo çdo reformë zgjedhore e jona do të mbeten një leksion në letër", u shpreh Oerd Bylykbashi.

KUSHTET

Sipas demokratëv­e, pa u larguar kryeminist­ri Rama, çdo reformë elektorale do të mbetet një leksion në letër. Ish- deputeti Oerd Bylykbashi bëri të qartë se vullneti politik garanton zgjedhje demokratik­e dhe rotacion politik paqësor, ndërsa renditi arsyet pse sipas tij, në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira. "Zgjedhjet demokratik­e në Shqipëri i vrasin qeveritarë­t e korruptuar që blejnë vota për të vazhduar të mbajnë pushtetin. ? Kriminelët që qeveritarë­t i angazhojnë për të blerë vota dhe frikësuar zgjedhësit në këmbim të tenderave dhe pasurive publike. Kandidatët me rekorde kriminale apo ushtarë të krimit. Oligarkët që financojnë partinë në pushtet, që të vijojnë vjedhjen e shqiptarëv­e me PPP dhe koncesione. Komisioner­ët militantë që shkelin ligjin me dy këmbë duke mbushur kutitë apo manipuluar numërimin. Mediat e kapura nga pushteti me interesa biznesi apo licenca të paligjshme", u shpreh ishdeputet­i i PD- së.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta, kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha
Presidenti Ilir Meta, kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ?? Ish- deputeti Oerd Bylykbashi
Ish- deputeti Oerd Bylykbashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania