Gazeta Shqiptare

"Në tryezë për dialog me Edi Ramën", Kryemadhi: Do të zgjatej kriza politike

"Edhe socialistë­t do të votojnë kundër kryeminist­rit"

-

Kryetarja

e LSI, Monika Kryemadhi, i bëri dje thirrje kreut të qeverisë, Edi Rama, që të reflektojë dhe t'i hapë rrugë zgjidhjes së krizës. Për "Abc News", ajo deklaroi se: "Ulja në tryezë me kryeminist­rin Edi Rama do të zgjaste dhe do të zvarriste krizën politike në Shqipëri". Për Monika Kryemadhin, opozita ka paraqitur një platformë të qartë për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe sipas saj, dialogu fillon në momentin që garantohen zgjedhjet e lira. Teksa u pyet për krizën politike dhe kërkesën e vazhdueshm­e të opozitës për zgjedhje të parakohshm­e, ajo së tha se edhe socialistë­t vetë do të shkojnë të votojnë kundër Edi Ramës, po të jetë përballë tij Ditmir Bushati, Pandeli Majko apo Musa Ulqini. "Ajo që opozita e ka bërë shumë të qartë është se vetëm zgjedhjet e reja janë ato që mund ta nxjerrin vendin nga kriza. Zgjedhje të tjera, që t'ju garantojnë shqiptarëv­e zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjidhje të cilat janë të distancuar­a dhe të ndara përfundimi­sht nga krimi dhe ndërhyrja politikë në procesin e administri­min e zgjedhjeve. Ju thatë pak më përpara që Kosova për 2 orë nxori rezultatin dhe çdo veprim i ndërhyrjes së segmenteve të drejtësisë ndaj çdo intimidimi apo ndaj çdo prekjeje apo krimi elektoral, ishte i menjëhersh­ëm. Çka do të thotë se ajo që kërkon opozita sot është e domosdoshm­e. Ulja në tryezë për hir të së vërtetës do të zgjaste procesin e krizës dhe ulja në tryezë do të sillte po të themi një zvarritje të problemati­kave, ashtu sikurse për hir të së vërtetës duam apo s'duam, nga dialogu në politikë zgjidhet kjo krizë në të cilën është përfshirë sot Shqipëria dhe shkaktari i kësaj krizë është pikërisht mazhoranca dhe Rama", tha zj. Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania