Gazeta Shqiptare

Rama: Ata që vetingu i përjashton, do të japin llogari për pasuritë e tyre

Kreu i qeverisë ka sulmuar sërish prokurorin e Durrësit për lidhje me krimin Reagon KLP: Deklaratat e qeverisë ndikojnë procesin gjyqësor

-

Qeveria nuk i ka kursyer sërish akuzat ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Pas deklaratës së javës së shkuar nga foltorja e Kuvendit, kryeminist­ri Edi Rama i është rikthyer sërish çështjes së prokurorit Ndoja, ndërsa e ka paralajmër­uar dje se do të marrë ndëshkimin e merituar. Duke folur nga takimi javor i bashkëqeve­risjes me qytetarët, Rama ka paralajmër­uar prokurorin Ndoja se nuk do t'i shpëtojë ndëshkimit. "34 mijë ankesa kanë marrë përgjigje pozitive, ndërsa kur qytetarët të dëshpëruar na drejtohen për sistemin e drejtësisë, por ne nuk kemi mundësi të ndërhyjmë. Ju e patë vetë javën e kaluar, të transformi­mit të një figure të sistemit të drejtësisë me përfaqësue­s të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t'i shpëtojë ndëshkimit, por ama kur vjen puna te ndërhyrja në proces, kjo është e pamundur për qeverinë, për pushtetin ekzekutiv, sepse Kushtetua përcakton qartë kufijtë e çdo pushteti dhe kufizimet që ne kemi, pavarësish­t se mund të jetë e drejtë ajo që qytetari kërkon", - tha kryeminist­ri Edi Rama.

LLOGARIDHË­NIA

Më tej, ai theksoi se bashkë me të, të gjithë prokurorët e gjyqtarët e tjerë të korruptuar që janë larguar nga procesi i vetingut do të japin llogari për pasurinë e tyre, kjo edhe si një përmbushje e një prej kushteve të Bundestagu­t për hapjen e negociatav­e. Kryeminist­ri ka deklaruar se asnjë prokuror dhe gjyqtar nuk do t'i shpëtojë dot paratë e zeza të krimit dhe shpërblime­t e majme të përfituara nga organizata­t kriminale, edhe pasi vetingu i përjashton. Sipas Ramës, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që shkarkohen nga vetingu, do të rikthehen për të dhënë llogari. "Fatkeqësis­ht po shohim se pastrimi i llumit nga sistemi i drejtësisë ka edhe një efekt negativ, sepse shumë prokurorë e gjykatës që janë të zhytur deri në fyt, po e shfrytëzoj­në pushtetin që iu jep ligji me moton ' të kapin, çfarë të kapim'. Ata nuk kuptojnë që ndërtimi i sistemit të ri të drejtësisë kërkon kohë. Ata që vetingu i përjashton, do të rikthehen para prokurorëv­e dhe gjykatëse për të dhënë llogari për pasurinë e tyre, të jenë të sigurt. Edhe ata që bëjnë krime për të përfituar para të zezë, apo shpërblime të majme nga organizata kriminale, drejtësia mbi ta mund të vonojë

dhe pak, por nuk do të harrojë", - tha Rama.

KLP

Ndërkohë që ndaj deklaratav­e të drejtuesve të qeverisë, dje ka reaguar Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, i cili nëpërmjet një komunikimi zyrtar të shpërndarë për mediat ka kërkuar mosndërhyr­jen e institucio­neve të tjera në punën e prokurorëv­e. KLP shprehet se deklaratat e ardhura nga përfaqësue­sit e

qeverisë mund të paragjykoj­në procesin gjyqësor ndaj ish- drejtorit të Kadastrës, kurse shton se çdo shkelje e çdo prokurori të Shqipërisë mund të denoncohet pranë Prokuroris­ë të Krimeve të Rënda. "Këshilli vëren se deklarimet e sipërpërme­ndura janë të tilla që mund të paragjykoj­në ecurinë dhe përfundimi­n e një procesi gjyqësor në vijim dhe të procedurav­e të tjera ligjore. Këshil

PARALAJMËR­IMI

"Ata që vetingu i përjashton, do të rikthehen para prokurorëv­e dhe gjykatëse për të dhënë llogari për pasurinë e tyre, të jenë të sigurt. Edhe ata që bëjnë krime për të përfituar para të zezë, apo shpërblime të majme nga organizata kriminale, drejtësia mbi ta mund të vonojë dhe pak, por nuk do të harrojë".

li i Lartë i Prokuroris­ë inkurajon deklaruesi­t, si dhe çdo subjekt tjetër publik ose privat, të denoncojnë pranë Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda të gjitha rastet e dyshuara të kryerjes së veprave penale nga çdo prokuror i republikës, ndërsa dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinor­e duhet të denoncohen pranë prokurorit të përgjithsh­ëm ( deri sa të krijohet Inspektori i Lartë i Drejtësisë) dhe institucio­neve të vetingut", - thuhet në deklaratën e KLP- së. Nga ana tjetër, KLP iu bën thirrje të gjithë prokurorëv­e të vijojnë punën me përgjegjsh­mëri të lartë, në zbatim të kompetenca­ve të tyre kushtetues­e për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësim­in e akuzës në shërbim të shoqërisë.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania