Gazeta Shqiptare

Negociatat, Zingraf: Po bisedojmë me vendet skeptike për të thënë "Po"

-

Gjermania

është e gatshme që të jap ndihmesën e saj për reformën zgjedhore, por jo të marrë përsipër të mbikëqyrë dhe të monitorojë punën e komisionit të reformës zgjedhore ashtu sikurse kërkon opozita. Duke folur nga Lezha, ambasadori gjerman Peter Zingraf tha se kjo është detyrë e politikës dhe institucio­neve shqiptare. "Unë mendoj se kjo është një detyrë e institucio­neve shqiptare dhe e partive politike shqiptare, sepse në pikëpamjen time ne nuk mund të mbikëqyrim këtë proces. Sigurisht, ne mund të bëjmë thirrje në mënyrë të vazhdueshm­e sikurse mund të japim mbështetje­n tonë teknike për formësimin e reformës zgjedhore. Madje, kemi paraqitur propozimet tona nga ekspertët gjermanë në formën e projektlig­jeve përkatëse. Pra, sikurse e thashë mbështetje dhe asistencë teknike me shumë kënaqësi, por sa i përket mbikëqyrje­s dhe monitorimi­t ndërkombët­ar nuk është detyra jonë", - theksoi ai. Ndërkohë që ai thekson se klasa politike shqiptare dhe institucio­net shtetërore kanë afat deri në 6 muaj që të përmbushin kushtet që i janë vënë nga Bundestagu për çeljen e negociatav­e. "Unë mendoj pozitivish­t lidhur me këtë. Pasi nuk ka një moment fiks për konferencë­n e parë të anëtarësim­it, mendoj që një afat realisht do të ishte 6 muaj nëse do të shikonim në të shkuarën e proceseve të integrimit. Brenda këtij afati mund të arrihet në gjera të rëndësishm­e të themi zënia e pozicionev­e në gjykata është në rrugë të mirë edhe reforma zgjedhore nëse do të arrije të eci mbarë besoj se do të jenë premisa të mira për të ecur më tej", - tha Zingraf. Ai u pyet edhe për hapjen e negociatav­e dhe nëse Shqipëria rrezikon të ndahet nga Maqedonia e Veriut, duke nënvizuar se Gjermania është angazhuar të bindë edhe vendet skeptike. "Sikurse e dini, qeveria federale, Bundestagu gjerman kanë thënë "Po" për nisjen e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë dhe sigurisht ne kemi patur bisedime në mënyrë të vazhdueshm­e lidhur me faktorët brenda Unionit që të mbërrihet në një vendim të tillë edhe me ato vende skeptike. Jo të gjithë vendet janë për "Po". Edhe brenda Bundestagu­t gjerman ka pasur grupime të vogla që kanë qenë kundër hapjes së negociatav­e, por në fund patëm një shumicë, e cila e tha "Po"- në e saj. Në këtë mënyrë, shpresojmë të arrihet tek një "Po" edhe nga vendet e tjera",- shtoi ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania