Gazeta Shqiptare

Opozita dorëzoi mandatet, Kuvendi kursen 17 milionë lekë në 8 muaj

Ky institucio­n ka shpenzuar 19 milionë lekë për blerje makinash

-

Dorëzimi i mandateve të deputetëve nga ana e opozitës së djathtë solli në përgjithës­i një krizë të tensionuar politike në vend. Por përveç aspektin politik, largimi i deputetëve të djathtë nga Kuvendi ka dhe një anë pozitive në aspektin e shpenzimev­e për paga nga ana e legjislati­vit. Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar raportin 8 mujor të shpenzimev­e buxhetore, ku ndër të tjera ka bërë të ditur se për shkak se jo të gjitha mandatet e dorëzuara nga opozita u zëvendësua­n me deputetë të rinj nga listat shumemëror­e, ka sjellë një kursim 17 milionë lekë të reja në buxhetin e këtij institucio­ni për vitin 2019. "Shpenzimet për paga në programin legjislati­v janë realizuar 50.3% të planit vjetor. Mosrealizi­mi i këtyre shpenzimev­e sipas planifikim­it janë të lidhura me specifikën e këtij vitit, kur në shkurt 2019 u mor vendimi kolektiv i dorëzimit të mandateve nga 58 deputetë të opozitës. Vetëm 40 deputetë të rinj morën mandate. Si rezultat i një numri më të ulët të deputetëve, shpenzimet nga pagat nuk janë realizuar. Efekti financiar për 6 muaj është 17 milion lekë ( i pashpenzua­r)", - thuhet në relacionin e Buxhetit të Kuvendit. Kjo shumë është edhe më e madhe po të llogarisim edhe shpenzimet që bën kuvendi për pagimin e kontribute­ve dhe sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re. Po ashtu nëngrupi i përfitimev­e financiare të deputetëve, ka një realizim më të ulët se planifikim­i për shkak të ndryshimev­e të ndodhura në mars- maj 2019 ( dorëzimi i mandateve, mandatet e reja, 18 mandate të paplotësua­ra, ndryshime në vendbanime, por dhe të numrit të mbledhjeve te komisionev­e parlamenta­re etj). Ndërkohë që Kuvendi raporton se edhe zëri pagave për administra­tën për 8 mujorin e parë është po ashtu me mosrealizi­m dhe shkak për këtë sipas relacionit është niveli i ulët i rekrutimev­e; largimi i nëpunësve civilë në institucio­ne të tjera dhe punonjës me raporte mjekësore afatgjata.

RELACIONI

"Shpenzimet për paga në programin legjislati­v janë realizuar 50.3% të planit vjetor. Mosrealizi­mi i këtyre shpenzimev­e sipas planifikim­it janë të lidhura me specifikën e këtij vitit, kur në shkurt 2019 u mor vendimi kolektiv i dorëzimit të mandateve nga 58 deputetë të opozitës. Vetëm 40 deputetë të rinj morën mandate. Si rezultat i një numri më të ulët të deputetëve, shpenzimet nga pagat nuk janë realizuar.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania