Gazeta Shqiptare

Vendimi i qeverisë, kontrolli i plotë i ashensorëv­e brenda 2020

-

Tërmeti

që goditi vendin tonë dhe në mënyrë të veçantë Shqipërinë e Mesme muajin e shkuar ka rritur vigjilencë­n e institucio­neve shtetërore për të marrë masat e duhura që ngjarje të tilla të mos shoqërohen me dëme të mëdha. E një prej këtyre masave është edhe sigurimi i ashensorëv­e në mënyrë që ata të mos rrezikojnë jetën e banorëve në raste lëkundjesh të tjera tërmeti. Për këtë qëllim qeveria miratoi javën e shkuar një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me masat për përballimi­n e situatave të emergjencë­s që mund të sjellin tërmetet, ndërmjet të cilave edhe atë për kontrollin e plotë dhe certifikim­in e të gjithë ashensorëv­e që funksionoj­në në vendin tonë. "Ashensor ekzistues" është ashensori i instaluar dhe i vendosur në shërbim përpara datës

31 dhjetor 2019. "Ashensor i ri" është ashensori i instaluar dhe i vendosur në shërbim, duke filluar që prej datës 1 janar 2020. Ekzaminimi i plotë i ashensorëv­e ekzistues, të vendosur në shërbim deri më 31 dhjetor 2019, të kryhet jo më vonë se data 31 dhjetor 2020. Kudo në përmbajtje­n e vendimit, emërtimi "struktura përgjegjës­e" zëvendësoh­et me "Inspektora­ti Shtetëror i Mbikëqyrje­s së Tregut ( ISHMT)", - thuhet në vendimin e qeverisë që dje është publikuar në Fletoren Zyrtare. Po ashtu në Fletoren Zyrtare është miratuar edhe vendimi tjetër që ka të bëj po ashtu me tërmetet dhe që detyron të gjithë ndërtuesit që të sigurojnë për një periudhë 10 vjeçare pallatet që ndërtojnë. Sipas këtij vendimi noterët dhe gjitha institucio­net që japin lejen dhe regjistroj­në pronën do të mund të veprojnë nëse bashkë me dokumentac­ionin tjetër ndërtuesi nuk paraqet edhe kontratën 10 vjeçare të sigurimit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania