Gazeta Shqiptare

Ruçi 21.8 milionë lekë shpërblim për deputetët e larguar të opozitës

-

Gjatë

8 mujorit, me kërkesë të Kuvendit dhe miratim të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në zbatim të ligjit nr. 9061, date 8.5.2003 "Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8097, date 21.3.1996 "Për pensionet shtetërore suplementa­re të personave që kryejnë funksione kushtetues­e dhe të punonjësve të shtetit" dhe udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 9, datë 20.03.2018 "Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit", është akorduar fondi 21.8 milionë lekë, për dhënien e shpërblimi­t të menjëhersh­ëm për deputetët dhe këshilltar­ët e grupeve parlamenta­re të Partisë Demokratik­e dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që kanë dorëzuar mandatin dhe dhënë dorëheqjen. Pra të gjithë deputetët e opozitës kanë marrë nga rreth 400 mijë lekë se cili ose 2 paga shpërblim.

Gjithashtu, në zbatim të udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 1, datë 17.01.2019 "Për zbatimin e buxhetit të vitit 2019", janë akorduar 500 mijë lekë për t'i përdorur si ndihma të menjëhersh­me, siç parashikon kuadri ligjor, sipas rasteve që mund të paraqiten. Kështu, për periudhën 8 mujore 2019 janë përdorur 170 mijë lekë për raste të humbjes së familjarëv­e dhe sëmundje dhe 125 mijë lekë për raste të daljes në pension të punonjësve.

sisht këtë sistem votimi. Dhe për këtë Kuvendi ka planifikua­r në buxhetin e vet për vitin 2019 plotë 60 milionë lekë të rinj. "Gjatë periudhës 8 mujore, siç shihet dhe nga tabela, me kërkesë të Shërbimeve përkatëse janë kërkuar në Ministrinë e Financave rishpërnda­rje të fondeve, të cilat konsistojn­ë në rritjen e vlerës së "Sistemit elektronik të votimit" nga 50.4 milionë të planifikua­ra në fillim të vitit, në 60.5 milionë pas rishpërnda­rjes. Ky sistem parashikon të zëvendësoj­ë sistemin elektronik të votimit të blerë në vitin 2007, në vlerë fillestare 43.6 milionë lekë", - thuhet në relacionin e buxhetit të Kuvendit.

BLERJE AUTOMJETI

Një tjetër shpenzim i kry

er në 8 mujorin që lamë pas nga ana e Kuvendit është edhe ai për blerje automjetes­h. Kuvendi raporton se gjatë këtyre muajve është është realizuar projekti "Blerje autovetura" në vlerë rreth 19 milion lekë. Kujtojmë këtu që sipas vendimit të Byrosë nr. 32 datë 17.01.2019, nga 38 milionë lekë të detajuara për blerje autovetura, do të përdoreshi­n vetëm 19 milionë lekë. Relacioni i Kuvendit nuk bën të ditur se sa makina ka blerë Kuvendi me këtë shumë. Ndërkohë që në vitin 2019, rezulton se ka vazhduar ndërtimi i aplikacion­it "Kuvendi i Shqipërisë", i cili ka qenë planifikua­r me fondet e vitit 2018, por që nuk u realizua dhe fondet u kthyen në buxhet në fund të vitit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania