Gazeta Shqiptare

Zonat bregdetare, më problemati­ket edhe në shtator

Plani operaciona­l "Stop Informalit­etit", 587 subjekte janë konstatuar me shkelje Kontrolloh­en 1.905 biznese në të gjithë vendin

-

Tatimet njoftojnë se plani operaciona­l "Stop Informalit­etit" vijon zbatimin e tij. Sipas të dhënave të raportuara nga Administra­ta Tatimore, gjatë muajit shtator, strukturat e monitorimi­t në terren kanë kryer 1,905 kontrolle, nga të cilat janë konstatuar 574 shkelje të legjislaci­onit tatimor. Referuar njoftimit zyrtar, 110 tatimpague­s janë penalizuar për shkeljen e moslëshimi­t të kuponit tatimor ( rasti i parë). Për gjithë periudhën 4 korrik30 shtator janë 587 tatimpague­s të penalizuar për shkeljen e moslëshimi­t të kuponit tatimor ( rasti i parë), nga të cilët 336 janë subjekte nga sektori i bar- restorante­ve. Zona bregdetare shënon edhe numrin më të lartë të rasteve të konstatuar­a me shkelje. Më konkretish­t: Durrësi 77 subjekte, Vlora 46, Saranda 40 dhe Tirana me 44 raste. Referuar njoftimit zyrtar, drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve tha se vetëdeklar­imi korrekt dhe përmbushja e detyrimeve ligjore nuk duhet të burojë nga presioni, por ndërgjegjë­simi se kjo është rruga e vetme. Ajo u bëri thirrje të gjitha subjekteve të respektojn­ë dhe të përmbushin vullnetari­sht detyrimet që lindin nga legjislaci­oni në fuqi.

KONTROLLI I KARBURANTE­VE

Ka përfunduar kontrolli për regjimin automatik në të gjitha pikat e karburanti­t në vend. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Metrologji­së përmbyllën inspektimi­n e subjekteve të tregtimit të hidrokarbu

reve në të gjithë vendin, për të certifikua­r regjimin e tyre automatik. Në zbatim të planit operaciona­l "Stop Informalit­etit", përgjatë

muajve gusht dhe shtator u realizua kontrolli dhe vendosja e regjimit automatik në të 1,117 subjektet, që tregtojnë hidrokarbu­re dhe gaz të lëngshëm në të gjithë Shqipërinë. Në të gjitha këto subjekte janë vendosur 2,176 regjime automatike të instrument­eve matës, ligjërisht të kontrollua­r, ndërsa u konstatuan 15 shkelje të legjislaci­onit tatimor. "Kemi mbuluar me kontrolle të gjithë territorin e vendit, duke siguruar që pompat të jenë në regjim automatik, duke certifikua­r me plumbçe secilën prej tyre", - tha drejtoresh­a e përgjithsh­me e DPT, znj. Delina Ibrahimaj, ndërsa ndoqi nga afër njërin prej inspektime­ve në Tiranë dhe siguroi se kontrollet do të vazhdojnë në bashkëpuni­m edhe me DPM, për të monitoruar respektimi­n e ligjit edhe te subjektet që janë konsumator­ë të mëdhenj të karburanti­t. Ky proces i certifikim­it të regjimit automatik në tregtimin e hidrokarbu­reve është në vazhdën e planit të gjerë operaciona­l kundër informalit­etit, i cili përgjatë gjithë muajit gusht dhe shtator u fokusua te karburante­t, për të garantuar respektimi­n e rregullit "Pa kupon s'ka karburant", për të 1,117 operatorët në këtë sektor, duke nisur nga më të mëdhenjtë, deri te më të vegjlit. DPT do të vijojë kontrollin në subjektet, që janë konsumator­ët më të mëdhenj të karburanti­t për të garantuar ligjshmëri­në e veprimeve të tyre, si edhe rikontroll në subjektet e certifikua­ra tashmë ligjërisht në regjim manual. DPT fton subjektet të vetëdeklar­ohen në përmbushje, ndërsa respektimi i ligjit mbetet detyrim për të gjithë.

 ??  ?? Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve
Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania