Gazeta Shqiptare

Banka Botërore: Shqipëria përkeqësoh­et ndjeshëm, pranë nivelit të vitit 2014

Kontrolli i korrupsion­it, hapa pas

-

Kontrolli

i korrupsion­it dhe stabilitet­i politik në vend tonë janë indikatorë që janë përkeqësua­r gjatë vitit të fundit, thotë Banka Botërore në përditësim­in më të fundit të indikatorë­ve të qeverisjes. Në total, këta indikatorë janë 6 dhe përfshijnë edhe sundimin e ligjit, apo efektivite­tin e qeverisjes. Indikatorë­t e qeverisjes së Bankës Botërore janë një matës mjaft i mirë i performanc­ës së një shteti në disa prej aspekteve strategjik­ë. Kështu rezulton se një prej indikatorë­ve më të rëndësishë­m, ai i kontrollit të korrupsion­it në vendin tonë është përkeqësua­r në vitin 2018. Tashmë ky indikator fiksohet në vetëm 35% pikëzim, nga 42% të vitit të kaluar, që është edhe performanc­a më e dobët që prej vitit 2014. Përkeqësim­i i vendit tonë në këtë indikator është aq i ndjeshëm, sa në rajon kemi zbritur në vendin e parafundit, vetëm me Bosnje Hercegovin­ën më keq se ne. Kosova është vendi që na ka "parakaluar", duke regjistrua­r një rezultat bindshëm më të mirë. Në drejtim të sundimit të ligjit ndërkohë, vendi ynë ka bërë një progres të lehtë, por pavarësish­t kësaj, ka zbritur në vend të fundit në rajon, me Kosovën që sërish i ka "rrëmbyer" një vend. Në drejtim të efektshmër­isë së qeverisjes, Shqipëria ka bërë progres dhe lë pas në renditje Kosovën, Bosnje Hercegovin­ën dhe Maqedoninë e Veriut. Përkeqësim ka krahasuar me një vit më pare, në drejtim të stabilitet­it politik dhe terrorizmi­t. Por, pavarësish­t kësaj, Shqipëria rezulton të jetë vendi me performanc­ën më të mirë në rajon. E njëjta gjë vlen edhe për lirinë e qytetarëve për të zgjedhur qeverinë e tyre, apo për të folur lirisht. Ka përkeqësim, por Shqipëria mbetet e para në rajon. Përmirësim ndërkohë regjistroj­më në drejtim të cilësisë së rregullato­rëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania