Gazeta Shqiptare

Vdekja e 56- vjeçarit në Vlorë, bien në pranga 2 vëllezërit Ahmeti dhe një tjetër

Zbardhet ngjarja, autorët: Sherri nisi për një sharje, gjithçka ndodhi aksidental­isht Policia: Është vrasje. Viktima u godit me grushte, shkelma dhe me sende të forta për vdekje

-

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vlorë, ku një 56vjeçar u dhunua fizikisht deri në vdekje nga tre persona të tjerë, "Gazeta Shqiptare" ka zbardhur detaje të reja. Mësohet se autorët e këtij krimi janë dy vëllezërit Astrit dhe Agron Hameti, si dhe i afërmi i tyre, Nusret Hoda, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Stavri Mino. Sipas burimeve nga policia, Mino nuk vdiq aksidental­isht sikur u raportua pasditen e dielës, por humbi jetën si pasojë e goditjes me grushte, shkelma dhe me sende të forta për vdekje nga tre persona për motive pronësie. Fillimisht ( pasditen e së dielës), blutë njoftuan se "pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ra në tokë pa ndjenja duke ndërruar jetë. Nuk ka shenja dhune të dukshme". Ndërsa, disa prej dëshmitarë­ve thanë se ishte aksident duke deklaruar se u fut për të ndarë vëllanë nga sherri, "por rrëshqiti duke i rënë koka në gurë duke ndërruar jetë". Por, pas autopsisë, në trupin e viktimës u zbulua e vërteta, pasi janë konstatuar shenja dhune duke sjellë arrestimin e tre personave të mësipërm, të cilët akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpuni­m. Ngjarja ndodhi përpara një lokali në zonën e Plazhit të Vjetër, ku personat e përfshirë në sherr banonin. Ndërkaq, mësohet se gjithçka ka ndodhur për një sharje mes viktimës dhe njërit prej vëllezërve Hameti, duke bërë që mes tyre të nisë sherri, i cili ka rezultuar tragjik për 56- vjeçarin Mino. Gjatë marrjes në pyetje, autorët e krimit kanë deklaruar para hetuesve të çështjes se nuk kanë pasur asnjë qëllim të vrisnin Minon, duke u shprehur se gjithçka ka ndodhur aksidental­isht. Sipas tyre, 56vjeçari ka rënë pas goditjes në një gur dhe ka pësuar gjakderdhj­e, ndërsa kanë shtuar se nëse ambulanca do të kishte mbërritur më shpejt, mund ta kishte shpëtuar. Gjithashtu, mësohet se të dyja familjet ishin të varfra dhe miq me njëritjetr­in. Ndërkaq, dje policia e Vlorës bëri me dije se ka arrestuar autorët e kësaj ngjarjeje, ku humbi jetën 56vjeçari Stavri Mino, ndërsa sqaroi se bëhej fjalë për vrasje. "Në pranga kanë rënë shtetasit A. H., 48 vjeç, N. H., 57 vjeç dhe A. H., 56 vjeç, të cilët kanë goditur fizikisht deri në vdekje 56vjeçarin. Këta shtetas në bashkëpuni­m me njëritjetr­in në lagjen ' 1 Maji', gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur fizikisht shtetasin S. M., 56 vjeç, për pasojë ka gjetur vdekjen. Materialet iu referuan prokuroris­ë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme", deklaroi policia.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Viktima Stavri Mino
Viktima Stavri Mino

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania