Gazeta Shqiptare

Digjen dy makina në Tiranë, policia: Njëri nga mjetet, në pronësi të avokatit të njohur

Reagon Loren Liço: Nuk është e vërtetë

-

TIRANË - Gjatë mbrëmjes së të dielës janë djegur 2 automjete në zonën e "Vasil Shantos" në Tiranë. Sipas burimeve policore, një prej mjeteve të djegura është në pronësi të Loren Liço me profesion avokat, por që e kishte në përdorim nëna e tij, Arjana me profesion gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Sipas bluve, mjetet tip "Volksvagen Golf 6" dhe "Volksvagen Pasat" kanë qenë të parkuara tek oborri i pallatit. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një mashkull me kostum sportiv të bardhë me kapuç, i cili afrohet mjetit "Golf 6" në pronësi të Liços dhe pasi e spërkat, i vë zjarrin dhe largohet me vrap. Mjetet janë djegur pjesërisht me dëme të lehta, pasi flakët u fikën menjëherë nga kalimtarët, të cilët ndërhynë sapo panë flakët. Në vendngjarj­e u gjet e sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një shishe plastike gjysmë e djegur, të cilën përdori autori për të spërkatur makinat. Ndërkaq, avokati Loren Liço ka reaguar për lajmin se makina e tij në bulevardin "Bajram Curri" është përfshirë nga flakët. Ai ka deklaruar për "Panorama" se mjeti i tij nuk është përfshirë në këtë ngjarje. Avokati sqaroi se automjeti i tij ka qenë i parkuar pas një tjetër mjeti, i cili u dogj, sipas avokatit, pasi i kishin hedhur benzinë. Ai tregoi se kanë qenë disa persona, të cilët kanë një biznes pranë vendit ku iu dogj makina, të cilët kanë parë flakët dhe kanë ndërhyrë dhe njoftuar për rastin. "Unë kam të parkuar poshtë pallatit 3 automjete, nëse dikush do të kishte qëllim të digjte një nga mjetet e mia, do ta kishte të lehtë", është shprehur ai duke mohuar se ka lidhje me ngjarjen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania