Gazeta Shqiptare

Autorët të armatosur me kallashnik­ovë, ja si u plagos biznesmeni Rudolf Toma në Kurbin

-

KURBIN - Mbrëmjen e 7 shtatorit 2017, katër persona të armatosur zbarkuan në lokalin e Rudolf Tomës në Kurbin. Pas debatit më të dhe me disa klientë të lokalit, ata qëlluan në drejtim të biznesmeni­t 32vjeçar, duke e lënë të plagosur rëndë. Neës24 ka mundur të sigurojë nga burime të besuara videon e momentit të plagosjes së Rudolf Tomës në ambientet e jashtme të lokalit të tij, pamje që janë filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë. Siç rezulton nga pamjet 4 persona mbërrijnë në biznesin e 32- vjeçarit me një automjet luksoz, që sipas burimeve drejtohej nga Fabian Gaxha, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 4 tetorit të vitit të kaluar në zonën e Bllokut. Personat e armatosur afrohen tek pronari i lokalit dhe klientët dhe pasi godasin me grusht njërin prej tyre, qëllojnë në drejtim të Tomës. Më pas, burimet thonë se ata largohen krejt qetësisht me automjetin e tyre. Burimet bëjnë me dije se edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje janë identifiku­ar, por prokuroria e Kurbinit, e cila e ka në duar dosjen prej dy vitesh, nuk sqaron se në çfarë faze janë hetimet dhe përse ata nuk janë arrestuar. Institucio­ni i akuzës refuzoi t'i përgjigjej interesimi­t të Neës24 lidhur me këtë çështje. Madje nuk sqaroi nëse videoja që disponon Neës24 është sekuestrua­r ose jo nga ana e tyre. Burimet të besuara thanë se materiali filmik nuk është pjesë e dosjes hetimore, çka të bën të dyshosh se institucio­net ligjzbatue­se, duket se kanë qenë shumë pak të interesuar­a për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania