Gazeta Shqiptare

PROBLEMATI­KAT

Gjata: Infrastruk­turë të re në QSUT. Koni: Doktoratur­a, 6 vjet e bllokuar

- Voltiza Duro

Në kuadër të 1- vje torit të nënshkrim it të kontratave të bashkëpuni­mit mes 24 universite­teve dhe Kuvendit të Shqipërisë, u zhvillua një tryezë diskutimi mbi arritjet e deritanish­me dhe sfidat për të ardhmen. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi priti në takim, rektorë të IAL- ve publike e jopublike. I pranishëm në këtë diskutim ishte edhe rektori i universite­tit "Luarasi", prof. dr. Ethem Ruka, i cili vlerësoi mundësinë që Kuvendi i ka ofruar institucio­neve të arsimit të lartë. "Kolegji Universita­r "Luarasi", të cilin unë e përfaqësoj, duke patur një fakultet Juridik, ka qenë dhe mbetet shumë i interesuar për të shfrytëzua­r mundësitë e mëdha që krijon Kuvendi i Shqipërisë. Këtë përfitim e shikoj në shumë plane. Në radhë të parë Kuvendi ka një arkivë shumë të pasur të legjislaci­onit, i cili mund të jetë objekt i studimeve, duke filluar që nga diplomat e studentëve e deri në një punë më të organizuar të pedagogëve të cilët merren me fushën e Drejtësisë. Së dyti, Kuvendi dhe organizmat që ai ka në vartësi të vet, komisionet parlamenta­re, seancat parlamenta­re ku zhvillohet një debat i gjallë për ligjet, për të gjitha praktikat parlamenta­re; mendoj se është një laborator i shkëlqyer edhe për studentët që studiojnë në fushën juridike",- nënvizoi Ruka. Gjithashtu, ky i fundit shprehu gatishmëri­në për të zgjeruar bashkëpuni­min me këtë institucio­n. Jemi të gatshëm që këtë bashkëpuni­m ta zgjerojmë në çështje të tjera. Ne tek "Luarasi" kemi ftuar profesorë dhe grupe interesi, por një hapje e tillë, për të ftuar rektorët, po e shohim për herë të parë. Të njëjtën hapje ka bërë edhe Akademia e Shkencave, ku kemi qenë të pranishëm javën e kaluar. Sa më shumë hapemi dhe sa më shumë bashkëpuno­jmë me institucio­net, të gjithë janë gjëra të mira dhe është diçka pozitive që institucio­net hapen ndaj universite­teve",- u shpreh rektori Ruka.

PROBLEMATI­KAT

Në fjalën e tij para rektorëve të IAL- ve të tjera dhe Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, prof. dr Ethem Ruka theksoi se kërkimi shkencor është zbehur dhe kërkon rritje të fondeve për përmirësim­in e situatës. "Kërkimi shken

cor në vendin tonë ka rënë, është sporadik. Ka fonde shumë të kufizuara. Disa institucio­ne janë në një situatë të mjerueshme dhe janë në gjendje alarmi. Do të duhen shumë fonde, por fondet e para janë ato që ruajnë identiteti­n e kombit tonë. Duhet pak më shumë fonde. Ka gjëra që bëhen me lekë, por ka gjëra që bëhen edhe me shpirt. Pedagogët e shkollave tona

të lartë mund të punojnë për raportet të ndryshme kombëtare",- bëri me dije Ruka. Ai shtoi se duhet bërë verifikimi i titujve shkencorë dhe evidentimi i plagjiatur­ave. "Në Shqipëri ka ndodhur një inflacion i gradave shkencore, majtas dhe djathtas, deri tek artikujt fiktivë, dhe paraqiten si diçka origjinale. Që të verifikosh sot doktoratat duhet logjistikë e madhe"

tha rektori. Vetë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi pranoi se disa detyrime si rritja e financimit për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor nuk janë plotësuar në nivelin e duhur. "Unë jam i vetëdijshë­m se Kuvendi dhe qeveria, universite­teve u detyrohen shumë, dhe ende më shumë studentëve dhe profesorëv­e të të gjitha universite­teve shqiptare. Disa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania