Gazeta Shqiptare

Rektorët në takim me Gramoz Ruçin; Ethem Ruka: Kërkimi shkencor, i zbehur

"" Luarasi" i gatshëm për zgjerimin e bashkëpuni­mit me Kuvendin"

-

nga këto detyrime si për shembull rritja e financimev­e për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, sigurisht që nuk janë plotësuar në nivelin e duhur për shkak edhe të burimeve të kufizuara financiare. Por disa të tjera si vonesa në nxjerrjen e akteve nënligjore, në mbështetje të ligjeve të miratuara nga Kuvendi, sigurisht që kërkojnë vëmendje, produktivi­tet nga ana e disa ministrive dhe institucio­neve. Mjaft nga propozimet e akademikëv­e, rektorëve të universite­teve dhe ekspertëve, janë marrë në konsiderat­ë nga komisionet e mandej edhe nga seancat e kuvendit",theksoi Ruçi.

100- VJETORI I PARLAMENTA­RIZMIT

Rektori Ethem Ruka foli edhe për 100- vjetorin e krijimit të parlametar­izmit shqiptar, ku mes tjerash theksoi se për këtë temë, Universite­ti "Luarasi" është i gatshëm të ftojë në auditoret e tij deputetë dhe kryetarë të grupeve parlamenta­re, të cilët do të flasin mbi historinë dhe dobinë e një Kuvendi funksional. "Lidhur me 100- vjetorit të parlamenta­rizmit shqiptar. Kjo është një gjë shumë e madhe. Parlamenta­rizmi është në thelb të demokracis­ë dhe të historisë tonë. Ne kemi mundësinë të flasim për parlamenta­rizmin, kemi mundësi të ftojmë dhe të bëjmë tavolina të rrumbullak­ëta dhe të flasim për këtë histori. E shikoj shumë të frytshme këtë tavolinë dhe uroj që të mblidhet sërish, sepse të gjithë ne e kemi të nevojshme të flasim dhe të adresojmë problemet që dalin përpara dhe të shkëmbejmë ide"- tha mes tjerash, Ethem Ruka. Ndërkohë Gramoz Ruçi, me rastin e 100- vjetorit të parlamenta­rizmit, kërkoi nga universite­tet akordimin e bursave për studentët më të mirë. "Në janar të 2020 do të mbahen një sërë aktivitete­sh me rastin e 100vjetori­t të parlamenta­rizmit shqiptar. Një ndër këto aktivitete do t'i dedikohet edhe akordimit të bursave për studentët më të mirë si në universite­tet publike dhe ato private. Do t'u bëja thirrje dhe besoj se do të kemi mirëkuptim­in tuaj që një pjesë të fondeve që ju keni programuar të përdorni për këto qëllime, të përfshihen edhe në këtë aktivitet",nënvizoi Ruçi.

DOKTORATUR­A DHE PROJEKTET

Rektori i Mjekësisë Arben Gjata bëri me dije se është drejt përfundimi­t projekti mbi qendrën e simulimit klinik, ndërkohë që kërkoi mbajtjen e premtimit për një infrastruk­turë të re në QSUT. "Jemi në finalizim të projektit për të hedhur hapat e parë të një qendre simuluese për studentët e Mjekësisë, ku ata do të kenë mundësinë që para se të kryejnë praktikën me pacientët, të punojnë njëherë brenda qendrës me raste të improvizua­ra, me kukulla. Ndërkohë në premtimin që na është dhënë për të krijuar një infrastruk­turë të re brenda QSUT- së, e cila do të krijojë kështu hapësira shumë më moderne dhe të domosdoshm­e për aftësimin e studentëve",- tha Gjata. Sakaq, Mynyr Koni, në cilësinë e rektorit të Universite­tit të Tiranës ngriti problemin e bllokimit të doktoratur­ës dhe kërkoi rritje financimi për kërkimin shkencor. "Në Universite­tin e Tiranës, ka mbi 6 vjet që nuk kemi hapur programe të studimit të doktoratur­ës. Tashmë doktoratur­a parashikoh­et në kuadrin e projekteve kërkimore e që të realizohet një projekt i tillë kërkohet financim. Të kihet parasysh për në buxhetin e vitit të ardhshëm që të shikohet një mundësi dhënie fondi në kuadrin e kërkimit shkencor",- theksoi Koni.

 ??  ?? Rektori i universite­tit “Luarasi” Ethem Ruka dje gjatë takimit të kryeparlam­entarit Gramoz Ruçi me rektorët e Universite­teve
Rektori i universite­tit “Luarasi” Ethem Ruka dje gjatë takimit të kryeparlam­entarit Gramoz Ruçi me rektorët e Universite­teve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania