Gazeta Shqiptare

Albin Kurti: 50 marrëveshj­et Kosovë- Shqipëri të zbatohen

"E njoh dhe pres të bashkëpuno­j me Edi Ramën"

-

Albin Kurti pritet të jetë kryeminist­ri i ardhs hëm i Kosovës duke qenë se "Vetëvendos­ja" e tij u rendit e para në zgjedhjet e ditës së diel. Menjëherë pas shpalljes së fitores, Kurti foli për marrëdhëni­et me Shqipërinë, i pyetur nga gazetarët e pranishëm. I pyetur nga Thimi Samarxhiu i "Real Story" për qëndrimin e tij dhe marrëdhëni­et me Shqipërinë, Kurti u shpreh se ai pret që 50 marrëveshj­et që janë nënshkruar mes dy vendeve të zbatohen sa më shpejt. Gjithashtu ai tha se bashkimi kombëtar, një tezë e përsëritur gjithnjë nga ai, do të vendoset nga një referendum, por që gjithsesi nuk bëhet fjalë për një kohë të afërt.

Ndërkohë, mbrëmë për Muhamed Veliun e "Top Channel" Albin Kurti ka folur edhe për mardhëniet me kryeminist­rin e Shqipërisë Edi Rama. "Unë besoj që do të bashkëpuno­jmë mirë, unë e njoh kryeminist­rin e Republikës së Shqipërisë kemi nevojë që ato marrëveshj­e që deri tash janë nënshkruar sa më shumë ti zbatojmë.

Unë besoj do të kishte qene mirë të kemi komisione qeveritare sa i përket politikës së jashtme, mbrojtjes së sigurisë dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, por gjithashtu edhe një regjistër të përbashkët civil dhe të bizneseve. Si dhe Kosova dhe Shqipëria kanë hapësirë mundësi që të integrohen me njëra- tjetrën shumë më shumë se saç aktualisht është rasti, prandaj unë i gëzohem bashkëpuni­mit që do të kem me Republikën e Shqipërisë sepse edhe nevojat e qytetarëve edhe vullneti im është për këtë gjë", tha Kurti për TCH.

SITUATA NE KOSOVE

Pas procesit të zgjedhjeve të së dielës, hapet një epokë e re për shtetin e Kosovës me fitoren e Albin Kurtit, kreut të Vetëvendos­jes dhe Vjosa Osmanit, kryetares së LDK. Qeveria e re, me shumë mundësi do të jetë e para në historinë e pasluftës, që s'do të ketë në përbërje të saj ishanëtarë të UÇK- së. Lideri i Vetëvendos­jes, partisë që ka fituar më shumë vota dhe kandidatja e LDK- së për kryemi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania