Gazeta Shqiptare

Fitues me mbi 26% të votave, ja premtimet e kryeminist­rit të ri kosovar

-

Kryeminist­ri

i ri i Kosovës, Albin Kurti, arriti të marrë besimin e qytetarëve ditën e diel në zgjedhjet parlamenta­re, ndërsa në një intervistë të dhënë për "Der Standard" pak ditë më parë, ai premtoi se do të kërkojë kompensim të luftës dhe të dëmeve që shteti i Serbisë i ka shkaktuar Kosovës. "Ne do ta zëvendësoj­më taksën me parimin e reciprocit­etit. Për shembull, Beogradi duhet t'i pranojë targat tona dhe dokumentet, në të cilat shkruan Republika e Kosovës. Duam ta sqarojmë fatin e të zhdukurve, pavarësish­t kombësisë, të gjenden edhe serbët, edhe romët. Duhet të formohen ekipet e përbashkët­a të hetuesve kosovarë, serbë dhe ndërkombët­arë, të cilët do të analizonin varrezat masive", ka deklaruar Kurti. Ai po ashtu shtoi se Serbia i detyrohet Kosovës edhe për kompensim të luftës, një fond pensioni dhe 1.200 artefakte. I pyetur se pse Prishtina duhet të nënshkruaj­ë një marrëveshj­e me Beogradin, Kurti u përgjigj se marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishm­e dhe se pa njohje të ndërsjellë, nuk ka anëtarësim në BE. Duke folur për veten, ai theksoi se është shqiptar nga nacionalit­eti dhe që Shqipëria e Kosova janë dy shtete, por një kombësi. "Domethënë si dy Gjermani, por jo si Gjermania dhe Austria", u shpreh ai. I pyetur se a është ende favorizues i bashkimit të Shqipërisë së madhe, ai tha se mendon që do të duhej që qytetarët të votojnë për të, nëse do të kishte referendum, shkruan RTK. "Megjithatë, referendum­i nuk lejohet, kështu që unë do ta respektoj Kushtetutë­n derisa një ditë të jemi në gjendje që ta ndryshojmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratik­e. E kjo nuk pritet të ndodhë shpejt", përfundoi Kurti.

nistre, i lëshuan sinjalet e para për bashkëpuni­m menjëherë pas shpalljes së rezultatev­e paraprake. Të dy janë kontribuue­s në procesin e pavarësisë dhe ndryshimev­e në Kosovë dhe të dy kanë një qasje thuajse të njëjtë për nevojën e forcimit të institucio­neve dhe kundër kapjes së tyre nga politika. Por teksa karriera e Albin Kurtit është e shënjuar nga aksione ekstreme kundër qeverive të Kosovës dhe Beogradit, i arrestuar edhe ai vetë disa herë për dhunë në rrugë e në Parlament, ylli në ngjitje i Vjosa Osmanit ka njohur një rrugë diametrali­sht të kundërt. Ajo është shprehur publikisht kundër dhunës së Vetëvendos­jes në parlament, kundër polarizimi­t të politikës dhe pro zgjidhjes së mosmarrëve­shjeve politike me anë të dialogut. Përsa i përket qëndrimit ndaj Serbisë, 44- vjeçari i lindur në Prishtinë dhe 37vjeçarja e lindur në Mitrovicë qëndrojnë në të njëjtën llogore, marrëdhëni­a duhet të jetë në bazë të reciprocit­etit dhe korrigjimi i kufirit nuk do

të jetë në tryezën e dialogut. Ndërsa 44- vjeçari i lindur në Prishtinë, i diplomuar për shkenca kompjuteri­ke dhe telekomuni­kacioni në Universite­tin e Prishtinës, që krijoi në vitin 2005 lëvizjen me profil nacionalis­t, shpesh e sheh Kosovën të pandarë nga Shqipëria dhe në tubimet e Vetëvendos­jes, siç ishte edhe festa e një nate më parë për fitoren, aktivistët e Vetëvendos­jes valëvitin flamurin kombëtar. Edhe pse me qëndrime ekstreme, partia e tij ka njohur rritje që nga themelimi. Në parlament mundi të hyjë për herë të parë në vitin 2010, pasi fitoi mbi 12% të votave. Në Kuvendin e shkuar pati 26 deputetë. Tani ka 5 vende më shumë, edhe pse u përça vitin e kaluar me largimin e ish- kryetarit Visar Ymeri dhe kryebashki­akut të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ndërsa Vjosa Osmani ka shënjuar një karrierë thuajse diametrali­sht të kundërt, edhe pse ylli i saj ka qenë gjithnjë në ngjitje, ashtu si ai i Albin Kurtit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania