Gazeta Shqiptare

Nga lufta përballë Milloshevi­çit e deri më sot, historiku i kreut të ri të qeverisë kosovare

Profil/ Kush është kryeminist­ri ri i Kosovës, Albin Kurti

-

Ditën

e diel, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ) në Kosovë ka shpallur zyrtarisht fitues me shumicë votash Vetëvendos­jen e Albin Kurtit. Pas përfundimi­t të numërimit, Kurti foli për herë të parë si kryeminist­ri i Kosovës. Kreu i Vetëvendos­jes nga njëra anë kishte kohë që punonte për garën. Ai e kishte "nuhatur" fitoren, pasi kishte dhe besim te puna e tij. Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Ai filloi të spikasë gjatë periudhës së luftës nisur nga viti 1997, pasi në rezistencë kundër Milosheviç­it Albini u bë pjesë i Unionit të Pavarur të Studentëve të Universite­tit të Prishtinës. Në rezistencë kundër Milosheviç­it në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universite­tit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhëni­e ndërkombët­are. Kurti ka qenë njëri ndër udhëheqësi­t e protestës historike studentore më 1 tetor 1997, e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviç­it. Me fillimin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësue­sit të përgjithsh­ëm politik të UÇK- së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimit­etin e gjykatës duke thënë: "Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviç­it, që e ka mbajtur Kosovën nën okupim". Si rezultat i presionit ndërkombët­ar, Albini u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në Fakultetin e Shkencave Kompjuteri­ke dhe Telekomuni­kacionit në Universite­tin e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile. Kurti punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën ( KAN), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencë­n "Drejtimet e reja" të mbajtur në Prishtinë nga 8- 13 korrik 2003. Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK- ut, aktivistët shkruan parullën "Jo negociata, vetëvendos­je", fjalë e cila pikërisht solli transformi­min e KAN- it në Lëvizjen vetëvendos­je! Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të padhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstrat­at masive. Kurti përsëri provon çdo të thotë pranga, në vitin 2017 ai u arrestua së bashku me dy deputetë të tjerë pas përfundimi­t të një proteste të partisë opozitare kundër marrëveshj­eve me Serbinë dhe kundër asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Por, të tre u liruan nga burgu për të vuajtur dënimin e tyre me masën e sigurisë "arrest shtëpie". Albin Kurti njihet edhe si politikani që ka guxuar të hedhë gaz lotsjellës në parlament. Tashmë Albin Kurti është kryeminist­ri i Kosovës, në një periudhë delikatë për marrëveshj­en me Serbinë, por edhe të ardhmen europiane. Mbetet për t'u parë sesi do të sillet ai në arenën ndërkombët­are, por edhe në politikën vendase, me gjithë ulje- ngritjet e tij.

 ??  ?? Kryetari i Lëvizjes Vetëvendos­ja në Kosovë, Albin Kurti
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendos­ja në Kosovë, Albin Kurti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania