Gazeta Shqiptare

Krerët shqiptarë urojnë Kosovën: Zgjedhje të shkëlqyera

Kurti, kryeminist­ri i ri kosovar, Rama uron homologun dhe Vjosa Osmanin Meta: I treguat botës se jeni një shembull i demokracis­ë në rritje

-

Pas shpalljes së fituesit të zgjedhjeve në Kosovë, nuk kishin si të mungonin urimet edhe të drejtuesve më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri. Ata përshëndet­ën dje zgjedhjet në Kosovë, në të cilat partitë kryesore të opozitës, Vetëvendos­ja dhe LDK dolën fituese. "Zgjedhjet e djeshme në Kosovë ishin një shembull i shkëlqyer i funksionim­it të demokracis­ë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë", deklaroi Presidenti Ilir Meta, duke uruar qytetarët dhe klasën politike të Kosovës, të cilët sipas tij, "i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracis­ë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritari­zmi dhe pamundësim­i i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë". Nga ana e tij, kryeminist­ri Edi Rama foli për "për zgjedhje të suksesshme parlamenta­re" duke uruar "Vetëvendos­jen e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. LDK e Vjosa Osmanit, për rezultatin e dytë më të mirë, por dhe PDK e Kadri Veselin për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën", përfundon postimi i zotit Rama në "Twitter". Për drejtuesin e opozitës shqiptare, Lulzim Basha, "Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformi­mit ekonomik dhe integrimit euro- atlantik". Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për zgjedhjet e parakohshm­e që u mbajtën në Kosovë ditën e diel. Basha i ka cilësuar këto zgjedhje si një faqe të re në rrugëtimin e Kosovës si shtet demokratik. Kryedemokr­ati uron LVV dhe LDK, Albin

Kurtin dhe Vjosa Osmanit për fitoren. Po ashtu, Basha përgëzon edhe forcat e tjera politike, që sipas tij, me qëndrimet e tyre europiane i japin garanci për ecjen përpara të Kosovës.

"Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e trans

LULZIM BASHA

"Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren! Përgëzime udhëheqësv­e të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje, që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës! Urime Kosovë"!

formimit ekonomik dhe integrimit euro- atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren. Përgëzime udhëheqësv­e të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje, që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës. Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesëmarrj­en civile dhe masive në zgjedhje. Policia e Kosovës tregoi profesiona­lizëm të lartë në ndalimin e menjëhersh­ëm të atyre, që cenuan sekretin e votës së lirë duke e fotografua­r atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionue­se dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucio­net dhe proceset ndërkombët­are. Urime

Kosovë! Edhe për drejtuesen e LSI- së, Monika Kryemadhin, "zhvillimi i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratik­e që kanë arritur

qytetarët dhe përfaqësue­sit e tyre politikë. Kosova dha një shembull të kulturës demokratik­e dhe përgjegjës­isë qytetare, që do të ndikojë pozitivish­t në rritjen e statusit ndërkombët­ar të saj".

 ??  ?? Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania