Gazeta Shqiptare

Vaksinë e re në Shqipëri, Manastirli­u: Vaksina e rotavirusi­t falas për 30 mijë fëmijë në vit

Familjet shqiptare do të kursejnë 3 milionë dollarë

-

europian. Është shumë e rëndësishm­e, sepse përmirëson shëndetin e fëmijëve tanë nga virusi I rrezikshëm i rotavirusi­t dhe infeksione­t që vijnë prej tij. Do të përfitojnë rreth 30 fëmijë në vit", tha Manastirli­u. Në shumicën e vendeve ku është aplikuar vaksina ndaj rotavirus janë ulur në mënyrë dramatike shtrimet në spital dhe vizitat urgjente të fëmijëve. Vaksinimi me këtë vaksinë është falas si pjesë e programit kombëtar të vaksinimit dhe fillon në datën 1 Tetor 2019, për të gjithë fëmijët e lindur që nga data 1 Gusht 2019.

Duke theksuar se me futjen e kësaj vaksine Shqipëria i përafrohet skemës së vaksinimit të vendeve Europiane si Italia, Greqia, Austria etj., Manastirli­u tha se i kursehet buxhetit të familjeve shqiptare rreth 3 milion dollarë në vit. "Shpesh prindërit e blinin këtë vaksinë me kosto të lartë, 100 dollarë por tashmë është falas për çdo fëmijë që lind", tha Manastirli­u.

MARRJA E VAKSINËS

Vaksina e rotavirusi­t jepet nga goja me 3 doza në moshat 2, 4 dhe 6 muaj. Vaksina është shpërndarë në çdo qendër shëndetëso­re sipas planeve të tyre të vaksinimit dhe është ritrajnuar i gjithë stafi mjekësor. Një sistem i cili monitoron sigurinë e vaksinës është vendosur në vend dhe do të vëzhgohet gjatë të gjithë kohës. Sëmundja e rotavirusi­t është e zakonshme tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Rotavirusi mund të shkaktojë diarre të rëndë, të vjella, ethe dhe dhimbje barku. Disa fëmijë me sëmundje rotavirusi humbasin shumë lëngje dhe bëhen shumë të dehidratua­r. Një fëmijë mund të marrë rotavirusi­n aksidental­isht nga një fëmijë tjetër që ka rotavirus.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania