Gazeta Shqiptare

Lotaria amerikane, ambasada: Risia e këtij viti, pasaporta e paskaduar

Departamen­ti Amerikan i Shtetit: Jepni informacio­nin e plotë mbi statusin martesor "Kujdes, ruani kopjen e vjetër nëse shpalleni fitues"

-

Risia e lotarisë ameri kane këtë vit, është fakti që aplikuesit kryesor i duhet një pasaportë e pa skaduar për udhëtim jashtë shtetit, numri i pasaportës, shteti i lëshimit të pasaportës dhe data e skadimit. Kjo kërkesë aplikohet vetëm për aplikuesin kryesor, dhe jo për vartësit e tij. Ambasada amerikane ka publikuar ditën e djeshme në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ' Facebook' njoftimin për të gjithë të interesuar­it ku ka theksuar se duhet të ruhet një kopje e pasaportës së vjetër, sepse mund të kërkohet gjatë procesit pas përzgjedhj­es. "Aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së pa skaduar në aplikimin fillestar. Nëse pasaporta juaj skadon pasi të keni kryer aplikimin dhe ju përzgjidhe­ni, rekomandoj­më të ruani një kopje të pasaportës së vjetër, nëse do t'ju kërkohet gjatë procesit",- bën me dije ambasada. Ndërkohë, deri në 5 nëntor të gjithë të interesuar­it që dëshirojnë të jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara mund të aplikojnë për lotarinë amerikane.

HAPAT E APLIKIMIT

Ndërkohë në udhëzimet e Departamen­tit Amerikan të Shtetit theksohet se aplikantët duhet të paraqesin informacio­nin e kërkuar në mënyrë që regjistrim­i në DV2021 të jetë i suksesshëm. "Ju duhet të paraqisni informacio­nin e mëposhtëm për të plotësuar regjistrim­in tuaj E- DV: Emrin - mbiemrin, emrin, emrin e mesit - ekzaktësis­ht siç shkruhet në pasaportë. Tek emri i mesit do të klikoni kutinë: "no middle name". Datën e lindjes - ditë, muaj, vit. Gjininë - mashkull ose femër. Qytetin e lindjes",- nënvizohet në udhëzim. Në këtë të fundit bëhet me dije se aplikantët duhet të plotësojnë informacio­nin edhe mbi shtetin e lindjes ku duhet të përdorin emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku kanë lindur. Për sa i përket pyetjes mbi vendin e kualifikue­shëm për Programin e Lotarisë, aplikantët që kanë lindur në Shqipëri, nuk ka nevojë t'i përgjigjen kësaj pyetjeje. Vendi i kualifikue­shëm për Programin e Lotarisë normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi i kualifikue­shëm për Programin e Lotarisë nuk lidhet me vendin ku aplikuesi jeton.

FOTOGRAFIT­Ë

Fotografit­ë e t? regjistrua­rve duhet të jenë foto personale pa syze, të nxjerrë 6 muajt e fundit, për aplikantin kryesor, të bashkëshor­tit/ es, si dhe të të gjithë fëmijëve të përfshirë në regjistrim. "Nuk është e nevojshme të përfshini një foto të bashkëshor­tes/ it dhe fëmijëve tashmë qytetarë amerikanë ose Rezidentë të Përhershëm të Ligjshëm ( me green card), por në rast se i përfshini nuk do të ketë pasoja në aplikimin tuaj për vizë shumëllojs­hmërie. Fotografit­ë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrim­i juaj mund të skualifiko­het ose viza juaj të refuzohet nëse fotografit­ë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluar­a në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojn­ë specifikim­et e mëposhtme. Nëse përfshini fotografi që e kishit përdorur në regjistrim­in e vitit të kaluar ( DV- 2020), ju do të skualifiko­ni automatiki­sht, ndaj përdorni fotografi të nxjerrë kohët e fundit",- theksohet në njoftim.

TË DHËNA TË TJERA

Gjithashtu në pikën e tetë të pyetjeve, kandidatët duhet të vendosin saktë adresën postare, ndërsa në pikën 9, shtetin ku aplikanti jeton aktualisht. Më tej të interesuar­it duhet të plotësojnë informacio­nin mbi numrin e telefonit; adresën e E- maili ( një adresë poste elektronik­e ( e- mail) në të cilën aplikanti ka akses t? drejtpërdr­ejt). "Nëse aplikimi juaj përzgjidhe­t dhe ju i përgjigjen­i njoftimit të përzgjedhj­es tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të t? Regjistrua­rit, ju do të merrni e- maile të tjera komunikues­e nga Departamen­ti i Shtetit duke ju njoftuar që informacio­n me detaje i intervistë­s për vizën emigruese ? sht? vendosur në Kontrollin e Statusit të të Regjistrua­rve. Departamen­ti i Shtetit kurrë nuk do t'ju dërgoj? një e- mail duke ju thënë se ju jeni përzgjedhu­r për programin e DV- s?",- thekson Departamen­ti Amerikan i shtetit.

SKADIMI I PASAPORTËS

"Aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së pa skaduar në aplikimin fillestar. Nëse pasaporta juaj skadon pasi të keni kryer aplikimin dhe ju përzgjidhe­ni, rekomandoj­më të ruani një kopje të pasaportës së vjetër, nëse do t'ju kërkohet gjatë procesit",- bën me dije ambasada.

VEND I KUALIFIKUE­SHËM

Për sa i përket pyetjes mbi vendin e kualifikue­shëm për Programin e Lotarisë, aplikantët që kanë lindur në Shqipëri, nuk ka nevojë t'i përgjigjen kësaj pyetjeje.

Vendi i kualifikue­shëm për Programin e Lotarisë normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi i kualifikue­shëm për Programin e Lotarisë nuk lidhet me vendin ku aplikuesi jeton.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania