Gazeta Shqiptare

Letra e politikani­t jugosllav Milovan Gjilas në tryezën e Enver Hoxhës

“Komunistët shqiptarë nuk kanë pasur asnjë përfaqësi të tyre në Komintern”

- Nga Ylli Polovina

Në mes të vitit 1969 një sh qiptaro- amerikan me emrin Nikolla Kosta dërgoi nga SHBA dy letra. Njëra qe për Enver Hoxhën në Tiranë dhe tjetra për Milovan Gjilasin në Beograd.

Siç e shpjegon në letrën për Hoxhën, Kosta pretendon se është studiues, madje ka titullin profesor. Në një bisedë verifikues­e që kryem këto ditë me një nga punonjësit e Misionit Shqiptar pranë Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork në fund të viteve shtatëdhje­të e fillimin e dekadës së tetë, Meno Dedaj, Nikolla Kosta qe person që me të vërtetë merrej me studime historike dhe posaçërish­t sociale. Po ashtu, sipas Dedaj, Nikolla Kosta shkruante sinqerisht në mbështetje të Shqipërisë dhe nuk bënte hipokrizi. Ai ishte mik i Misionit prej shumë kohësh dhe bashkëpuno­nte ngushtë me disa nga punonjësit e tij.

Karakteris­tike për Nikolla Kostën, ishte simpatia e tij politike për Partinë e Punës ( ish- Partinë Komuniste). Gjithsesi nuk mund të thuhej se ai qe tip stalinist, kishte një hapje më të gjerë ideologjik­e ndaj së majtës marksiste. Vite të shkuara autori i këtyre radhëve ka ndjekur në një televizion gjerman një dokumentar- intervistë me Milovan Gjilasin, i cili ende qe gjallë ( ndërroi jetë në 1995). Në bisedën dhe regjistrim­in që iu bë në shtëpi nga trupa gjermane e xhirimit, ai kërkoi që t’i sillnin dhe ta vendoste para kamerës për ta parë të tërë, një bust të madh të Karl Maksit, të cilin e mbante në studion e tij.

Ndërkaq, në mes të motit 1969 Gjilas qe tashmë një udhëheqës disident jugosllav shumë i njohur në të gjithë botën, madje i cilësuar si i pari i tillë i famshëm në tërë “kampin socialist” të kohës.

Jeta dhe idetë e tij qenë takuar shumë herë me fatin dhe historinë e Shqipërisë dhe pas rënies së diktaturës ne kemi bërë shumë pak për ta njohur këtë raport, pas të cilit fshihen mjaft surpriza. Na kanë penguar paragjykim­et. Prandaj po ravijëzojm­ë fare shkurt disa nga ngjarjet më kryesore të jetës së tij.

A ËSHTË SHQIPTAR MARKSISTI JUGOSLLAV MILOVAN GJILAS?

Milovani ishte i katërti i nëntë fëmijëve të fshatarëve Nikolla dhe Novka Gjilas. Ai pati lindur në 12 qershor 1911 në varganin e maleve të kufirit të Malit të Zi me Shqipërinë. Emri i fshatit vendlindje tingëllon afërsisht Podbishe.

Kur Andrea Shkodrani do të punonte si i Ngarkuar me Punë në Legatën Shqiptare në Beograd në motet 1964- 1967, sipas një këshillimi që bëmë me të para disa ditësh, rezulton se në përfaqësin­ë tonë diplomatik­e mbledhjen e informacio­nit për fatin dhe jetën e Gjilasit nuk do ta kishte ndonjë epërsi, frymë kjo që vinte edhe nga Tirana. Ndërkohë sipas të gjitha rregullave të diplomacis­ë njohja e saj dhe raportimi njohës në qendër, duhej të ishte veprim i domosdoshë­m.

Duket ekzistonte një vëmendje nga larg, një “përgjim” i skithtë, pa rënë në sy. Tirana bënte sikur nuk ja varte çfarë ndodhte me Milovan Gjilasin, por në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme kemi gjetur një radiogram të dërguar nga ambasadori shqiptar në Beograd Sokrat Plaka, diplomat mjaft aktiv dhe inteligjen­t, më pas edhe një nga drejtuesit e këtij institucio­ni të lartë diplomatik.

Ky mesazh i koduar për Ministrinë daton 16 shkurt 1981 dhe ka numrin e regjistrim­it protokolla­r 390.

Në radiogram thuhet shprehimis­ht: “Ambasadori portugez po lexon librin e fundit të Gjilasit ‘ Tito miku im, armiku im’. Në këtë libër ka referenca për qëllimet e Titos për të vendosur influencën jugosllave në Shqipëri. Ja kam kërkuar për lexim- Libri është botuar në Perëndim”.

Ndërkohë Andrea Shkodrani tregoi për një të fshehtë të jetës së Gjilasit: kur ishte me punë në Beograd ( qe atje rreth shtatë vite) flitej se politikani i shumënjohu­r jugosllav ishte me origjinë shqiptare. Sipas fjalënajës, në këtë kombësi kishte qenë i gjyshi. Por Andrea saktësoi: Milovan Gjilas asnjëherë as me të shkruar dhe as me të folur nuk e ka pohuar këtë lidhje. Kur u pyet njëherë dha përgjigje pa pohuar dhe as mohuar. Shqiptoi fjalë rrëshqitës­e.

Kjo traditë heshtjeje, në mos vetëcensur­imi, për këtë mundësi përkatësie etnike u vijua më vendosmëri­sht nga i biri i tij Dragan, i cili i emëruar prefekt i Beogradit, në vitin 2010 bëri një vizitë në Prizren. Kur deshi të hynte pak javë më herët, duke qenë se nuk pati kërkuar leje tek autoritete­t e qeverisë së Prishtinës, nuk u lejua të vinte këmbë në territorin e Kosovës. Kur bëri kërkesën zyrtare dhe nuk u pengua, Dragani u soll qetësisht dhe me frymë miqësore gjatë tërë turit, sidomos në Prizren. Këtu, mes shqiptarëv­e, ai jo vetëm që nuk lëshoi ndonjë nënkuptim për ndonjë afri kombësie me këta të fundit, por nuk u paraqit as si malazez, siç qe i ati. U vetëdeklar­ua serb.

Ndërkaq falë një verifikimi tjetër që bëmë me një punonjës të lartë të kulturës në Prishtinë në periudhën e para nëntëdhjet­ës ( Nexhmedin Shehu, drejtor i Qendrës Kulturore të Rinisë), mes shqiptarëv­e të Kosovës nuk ka pulsuar ndonjëherë dëshirë dhe kuriozitet për ta pasur të gjakut të vet Milovan Gjilasin.

Mundet që fjalët se prej gjyshit ai është shqiptar ( përderisa në disa nga biografitë e tij përcaktohe­t si vendlindje rreshti i maleve në kufi të vendit tonë me Malin e Zi dhe që njihet si territor historikis­ht i banuar palëkundsh­ëm nga shqiptarët) të kenë qarkulluar prej udhëheqjes komuniste jugosllave dhe sidomos Titos, sepse të dy palët me kohë kanë bërë divorc politik. Josip Broz e burgosi Gjilasin tri herë. Ishte në interes të tij që veprën disidente të Gjilasit ta djallëzont­e si të frymëzuar jo nga parimet marksiste, por prej irredentiz­mit shqiptar në Jugosllavi.

E përsëritim: shqiptarët e Kosovës nuk kanë asnjë grimë interesimi për ish- udhëheqësi­n jugosllav, edhe tani, kur janë të lirë e mund t’i çelin pak më shumë vend. Madje atje, kur bie fjala për Milovan Gjilasin, qarkullojn­ë një barsoletë. Sipas saj, një malazez e pyeti Mareshalli­n Tito përse e patën burgosur Gjiden ( emri përkëdhelë­s i Gjilasit). Ky iu përgjigj: “Sepse ka kërkuar një tjetër socializëm”.

Atëherë malazezi ia kishte kthyer: “Aaa, pak na doli ky socializëm që kemi dhe ai të kërkojë një tjetër?! Mbajeni në burg e mos e lironi kurrë!”

TITO E BURGOSI TRI HERË, POR SIGURISHT NUK E PUSHKATOI

Pasi pjesën e parë të shkollimit Milovan Gjilas e përfundoi në Malin e Zi, në 1929 ai u regjistrua në Universite­tin e Beogradit për degën e letërsisë. Gjatë periudhës studentore u bë komunist dhe shumë shpejt u arrestua si agjitator i këtyre ideve. Diktatura e mbretit Aleksandër Karagjorgj­eviç e burgosi. Ky dënim i tij i parë zgjati në motet 1933- 1936. Pikërisht në periudhën e këtij burgimi, nëpër qeli, u njoh me Titon, me Mosha Pijaden dhe Aleksandër Rankoviçin, që të tre krerë të jugokomuni­zmit dhe të rezistencë­s partizane kundër pushtimit gjermano- italian.

Kur mbaroi dënimin nga mbreti diktator me të dalë nga burgu Gjilas u martua me një studente komuniste malazeze, Mitra Mitroviçin, me të cilën kaloi edhe vitet e luftës, përherë në mal. Në 1938 ai u zgjodh në Komitetin Qendror dhe në Byronë Politike të Partisë Komuniste Jugosllave. Kjo u përsërit edhe në 1940. Qe po ashtu kryeredakt­or i gazetës së PKJ “Borba”( Lufta) si edhe pas çlirimit i “Nova Jugoslavij­a” ( Jugosllavi­ja e re). Më 1944 Milovan Gjilas u gradua edhe si gjeneral i ushtrisë partizane. Pikërisht këtë kohë ai udhëhoqi një delegacion të partisë së tij dhe lëvizjes së saj të armatosur në Moskë, duke u takuar për herë të parë me Josif Stalinin.

Gjatë viteve 1945- 1954 Gjilasi u bë Nënpreside­nt i Jugosllavi­së si edhe kryetar i parlamenti­t ( Asamblesë Federale). Me pak fjalë sipas protokolli­t shtetëror ishte figura e dytë e vendit pas Titos.

Në 1947 Milovan Gjilas dhe bashkëshor­tja e tyre Mitra Mitroviç lindën një vajzë.

Kur marrëdhëni­et mes Jugosllavi­së dhe Bashkimit Sovjetik në 1948, nën një tension të madh mes dy shteteve dhe partive komu

 ??  ?? Enver Hoxha
Enver Hoxha
 ??  ?? Letra e Milovan Gjilas dërguar Nikolla Kostës që i bie në dorë Enver Hoxhës
Letra e Milovan Gjilas dërguar Nikolla Kostës që i bie në dorë Enver Hoxhës
 ??  ?? Letra dërguar Enver Hoxhës fq 1
Letra dërguar Enver Hoxhës fq 1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania