Gazeta Shqiptare

Kapitalizm­i, mendësia dhe Shqipëria

- Nga Rezart Prifti

( vijon nga faqja 1)

... të ethshëm. Ithtarët e kapitalizm­it po artikulojn­ë se ky i fundit ka nevojë të rishpikë veten. Është e vështirë të thuash nëse kapitalizm­i po funksionon apo jo. Nga njëri krah falë këtij sistemi kemi arritjet më të mëdha të shoqërive moderne. Ulje të kostove të transporti­t, zhvillim teknologji­k të papreceden­t falë sipërmarrë­sve të lirë dhe funksionim­it të tregut aq shumë sa ekonomia dhe shoqëria nuk e përthithin dot, inovacione në fusha të ndryshme si, shëndetësi­a me të cilat ka ndryshuar mënyra si dhe sa shumë jetë njerëzish shpëtohen apo bujqësia në të cilat shoqëria po ushqehet me ritme të shpejta rritjeje.

Nga krahu tjetër, këto zhvillime nuk vijnë pa probleme dhe kosto. Shpesh këto shpikje teknologji­ke dhe inovacione kanë sjellë risqe të mëdha shoqërore si, monopole natyrale, keqpërdori­mi i të dhënave personale dhe skandale në zinxhirin ushqimor. Gjithashtu, rritja e pabarazisë në rang global, ngrohja globale dhe dalja në modë e lëvizjeve ekstreme populiste kanë lëvizur balancat globale. Për më tepër, globalizmi perceptohe­t si erë e zhvillimit ekonomik e shoqëror drejt fundit, kjo për dy arsye kryesore.

Së pari, rënia e ritmit të rritjes ekonomike globale. Rënia e kostove të transporti­t këto dekadat e fundit ka bërë që globalizim­i të marrë një hov të pa llogaritur më parë. Arritja e pikut të rënies së kostove margjinale të transporti­t ka qenë faktori kryesor i uljes së ritmit të globalizim­it. Përpos kësaj, rritja ekonomike financohet më shumë nga flukse financiare që do të thotë rritja ekonomike e vendeve të zhvilluara është bërë me natyrë monetare dhe abstrakte. Bankat qendrore bëjnë infuzione monetare duke blerë asete si bono thesari dhe herë pas here asete kapitale për të stimuluar ekonomitë.

Së dyti, efektet anësore të globalizmi­t kanë qenë pesha kryesore në dëm të këtij të fundit. Rritja e pabarazisë ekonomike ka ngritur perceptimi­n kundra globalizim­it dhe mbi të gjitha kapitalizm­it. Dominanca e firmave multinacio­nale, si flamurtarë të globalizim­it, kanë ushtruar shpesh presion mbi firmat lokale dhe zinxhirët lokal të vlerës së shtuar. Kjo duke shfrytëzua­r kostot e ulëta të transporti­t dhe ekonomitë e mëdha të shkallës.

Megjithatë në rang global dhe si sistem referencia­l vendet e zhvilluara, kapitalizm­i ka qenë i vetmi sistem që u ka dhënë zgjidhje krizave ekonomike, politike dhe burim i inovacioni­t në përgjithës­i. Falë frymës së tregut të lirë janë dhënë zgjidhjet më të mira në ekonomi dhe në shoqëri.

Në gjithë këtë kontekst, janë dhe qeveritë të cilat me iniciativa dhe reforma duhet të kishin paraprirë dhe adresuar disa prej problemeve. Por qeveritë e sotme janë të prirura drejt fragmentar­izmave, si rrjedhim i zgjedhjeve ekstreme që mbajnë, të cilat drejtojnë drejt ngërçeve që nuk çojnë gjëkundi. Këtu mund të përmend Italinë, SHBA- të, Austrinë, Spanjë, etj.

Shqipëria, si në të shumtën e rasteve është jashtë kontekstit të këtyre debateve. Vendet drejtohen nga ide, politika dhe argumente, të cilat mbështeten mbi të dhëna dhe studime të cilat nuk i kemi. Në një vend si i yni, që të dhënat, në rastin më të mirë janë të pasakta dhe në rastin më të keq të manipuluar­a, argumentet dalin në cilësinë e letrave të fatit. Rrjedhimis­ht, argumentet bëhen si fallxhore dhe politikat do jenë të gabuara, siç dhe kanë qenë. Në fund, idetë kanë pak rëndësi në kakofoninë e iracionali­tetit mistik të shumë perëndive. Pa ide, nuk ka njerëz që do duhet të mbanin qëndrime të mirëfillta në shoqëri, pa ide ka shoqëri me njerëz që kanë qëndrime për çdo gjë, që do të thotë çdo gjë që fluturon hahet, madje dhe pihet.

Shterpësia e ideve vjen nga ç’edukimi dhe ç’kulturimi që i është bërë shoqërisë shqiptare. Këto i kanë bërë një dëm të madh çdo grupi interesi dhe kategorie shoqërore. Kanë shkaktuar eksodin e madh modern shqiptar, rënien e sistemit të edukimit, shëndetësi­në në katastrofë, një minë me sahat në sistemin e pensioneve, biznese që nuk e arrijnë potenciali­n e tyre, konsumator­ë të painformua­r dhe jo racional, si dhe sisteme me mungesë të profesiona­lizmit dhe meritokrac­isë.

Me humiliteti­n e intelektua­lit dhe integritet­in e akademikut nuk po guxoj të jap zgjidhje për botën, por për Shqipërinë, po.

Asnjë ligj, ndryshim ligji apo politikë- bërës i këtij bataku nuk mund të jetë pjesë e ekuacionit të zgjidhjes së madhe. Kjo nuk është çështje ligji, paraje apo politike, kjo është çështje mendësie!

Shqipëria që të dali nga ky batak ka nevojë:

Së pari, për mendësi të re në edukim. Edukimi është primar dhe nuk kam fjalë dhe mënyrë të theksoj rëndësinë e mendësisë së re për edukim ndryshe. Edukimi nuk është çështje ligji, e as mungesë fondesh. Mendësi ndryshe!

Së dyti, mendësi të re për ekonominë, sipërmarrj­en dhe inovacioni­n. Punizmi nuk e ka kuptuar ndonjëherë sipërmarrj­en. Nuk mund të rregullojë ekonominë dikush që nuk ka mendësi sipërmarrj­e dhe tregu të lirë.

Së treti, mendësi e re në shtet. Mendësi e re në shtet do të thotë, shteti në shërbim të shoqërisë dhe biznesit, dhe jo e kundërta. Një shtet i fortë është kur është një biznes i fortë dhe kur individi është i fortë.

Për të konkretizu­ar të tre rastet: Në një projekt edukimi kur u dëgjua mendësia ndryshe u bë revolucion në ndryshim institucio­nal dhe palët si mësues e nxënës ndryshuan kulturalis­ht përqasjen mbi shkollën. Kur mendësia ndryshe nuk u bë palë korrupsion­i atëherë gjithë paraja lum nuk vajti më tek palët e interesuar­a por në letra dhe konferenca si në 30 vite të shkuara.

Kur një njësi e shtetit është me mendësi ndryshe bën ndryshimin në treg. Një inspektor tatimesh që është edukuar me mendësi ndryshe kish marrë ankesë nga porthali për një subjekt biznesi. Një qytetar i ndershëm kish raportuar… Inspektori në proces pune e kuptojë gjithë surealizmi­n e situatës dhe bëri adetin. Por një tjetër që nuk kish edukimin e mendësisë ndryshe e penalizoi biznesin në bazë të një rregullore­je dhe ligji që jo vetëm ishte inekzisten­t por dhe nuk e citonte dot. E fundit, Kroacia do marri miliona euro grante nga fondi i Bashkimit Evropian për biznesin e vogël dhe të mesëm, kredi për mbështetje dhe zhvillim të prodhimit, Shqipëria asgjë!

Në një trajnim negociatas­h mësoja se si shteti Amerikan nisesh për takime bilaterale. Në një rast na u komunikua se ish presidenti Obama shoqërohes­h nga 3600 persona, ku pjesa më e madhe ishin biznesmen, ekonomistë, juristë dhe disa funksionar­ë dhe këshilltar­ë. Kur shtetarët tanë nisen për negociata bilaterale, përpos se nisen me benevrekë nëpër këmbë, marrin me vete sekretarë, dashnore, horra dhe oborrtarë hyzmeqarë. Ky është shtet në shërbim!

Shqipëria, si në të shumtën e rasteve është jashtë kontekstit të këtyre debateve. Vendet drejtohen nga ide, politika dhe argumente, të cilat mbështeten mbi të dhëna dhe studime të cilat nuk i kemi. Në një vend si i yni, që të dhënat, në rastin më të mirë janë të pasakta dhe në rastin më të keq të manipuluar­a, argumentet dalin në cilësinë e letrave të fatit. Rrjedhimis­ht, argumentet bëhen si fallxhore dhe politikat do jenë të gabuara,

siç dhe kanë qenë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania