Gazeta Shqiptare

Cikalleshi: Ndihem mirë me Rejën, dua që ai të vazhdojë si trajner

Sulmuesi beson te kualifikim­i dhe shpreson që skuadra të japë maksimumin në "Sukru Saraçoglu" të Stambollit Kavajasi deklaron se ndaj Turqisë do të synohet rezultati pozitiv

-

shkojmë në Turqi për të fituar ndeshjen edhe pse do jetë e vështirë".

TURQIA

"Me Islandën bëmë gjysmën e punës për të

vazhdua ëndrrën. Pa rezultat pozitiv ndaj Turqisë nuk vlen ajo. Morali është i mirë pas asaj fitoreje me rezultat të mirë. Këtë ndeshjen e Turqisë kemi të njëjtën situatë që pa njërën nuk vlen tjetra".

KUALIFIKIM­I

"Unë e di që ëndrra për kualifikim është e vështirë dhe nëse arrijmë të fitojmë nuk do ta kemi të lehtë me Andorrën dhe Moldavinë. Me ardhjen e Rejës gjërat kanë ndryshuar për mirë dhe flas edhe në aspektin personal, pasi kam arritur të shënoj. Është një rrugë e gjatë dhe hap pas hapi hedhim themelet për Botërorin e ardhshëm, por jemi edhe në garë për këtë europian".

MARRËDHËNI­A ME REJAN

"Skuadra turke ka elementë të mirë dhe futbollist­ë që luajnë në liga të forta. Kjo ndeshje luhet në fushën e tyre dhe ato janë favoritë. Mund të kujtojmë ndeshjen në Shkodër, por ishte në rrethana ndryshe. Turqia është ekip cilësor dhe kanë momente të mira dhe të këqija, por Turqia është në momentin e saj. Kam marrëdhëni­e të mirë me Rejën dhe jam i lumtur nëse vazhdon këtu si trajner, por mendoj se edhe shumë të tjerë mendojnë këtë gjë. Është Federata ajo që vendos në fund por ne duam të vazhdojë".

HYSAJ DHE DËMTIMI

"Fola pak me të, por ai do të mungojë. Është humbje e madhe për ne. Edhe ndaj Islandës, bëri një nga ndeshjet më të mira duke shënuar edhe gol. Mendoj se në atë pozicion ka lojtarë të tjerë si Roshi, që bën mirë. Uroj që të mos e ndjejmë mungesën e tij".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania