Gazeta Shqiptare

Sarri ka fituar Juventusin dhe mendon ta kalojë në HDR

Higuain- Dibala- Ronaldo nga minuta e parë është ëndrra

-

gjithë kanë certifikua­r fitoren e Mauricio Sarrit në lojën e Juventusit pas 24 pasimeve që sollën golin e Gonzalo Higuain dhe që vulosi fitoren e djeshme ndaj Interit. Loja me topin në tokë, e përbërë nga shkëmbime të shpejta me lojtarin që del përpara portierit kundërshta­r, është manifesti i Sarrizmit, diçka që kishte lindur më herët se goli, por Interi nuk arrinte të dilte nga mesfusha e tij, i asfiksuar nga presingu dhe nga cilësia e mbajtjes së topit të lojtarëve bardhezinj. Në momentin kur Konte humbet Sensin për dëmtim, linja e lojës së Juves spostohet me disa metra dhe arrin të çajë fortesën zikaltër falë Miralem Pjaniçit, lojtari që ka përfituar më shumë pas ardhjes së Sarrit, në kombinime të shpejta me cilësinë e Kristiano Ronaldos, Higuainit dhe Dibalës. E vërtetë, në stol ish- trajneri i Napolit mund të peshkojë zgjidhje të paimagjinu­eshme për ekipet e tjera të Serisë A, jo më kot ndeshja e djeshme e ripagëzoi edhe njëherë kryqëzorin bardhezi si kanditatin e vetëm për titullin, por është po aq e vërtetë sa këtë cilësi duhet të dish ta vendosësh në fushë. Sarri i lejoi vetes të rriste cilësinë "teknologji­ke" nga HD i pak viteve më parë, në HDR, me tre tenorët Higuain- Dibala- Ronaldo njëkohësis­ht në fushë. Nnjë kurajë që u pa pjesërisht në fushë duke qenë zhbalancim­i i madh ofensiv, u ndreq me hyrjen e Emre Can në fushë, elasticite­t taktik pjellë e një grupi me shumë zgjidhje. Ngërçi i vetëm, mbase, erdhi nga pushimi, që prishi pak ritmin që Juvja kishte vendosur. Por të marrësh një pauzë gjatë një ndeshjeje, kur kryeson kampionati­n dhe grupin e Championsi­t, e ëmbëlson sadopak dhe këtë aspekt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania