Gazeta Shqiptare

Drejtuesja e Krimeve të Rënda, letër KLP: Më caktoni në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me

-

TIRANË - Donika Prela i është drejtuar përmes një shkrese Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, përmes së cilës kërkon caktimin e saj në Prokurorin­ë e Apelit në Tiranë ose në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Kjo për faktin se me krijimin e Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ose ndryshe SPAK, institucio­ni i krimeve të Rënda shkrihet dhe shumë prokurorë, mes tyre dhe Prela, ose duhet të rikthehen në detyrat e tyre të mëparshme, ose do të do të emërohen në rrethe të ndryshme sipas nevojave të institucio­neve. Në rastin e Donika Prelës, për faktin se ajo është përjashtua­r nga gara për në SPAK, atëherë sipas ligjit duhet të rikthehet për të vijuar ushtrimin e detyrës në institucio­nin ku ka emërimin, pra në prokurorin­ë e Durrësit. E ndërsa pritet që Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë brenda tetorit të marrë vendim për krijimin e SPAK, Prela, i ka paraprirë situatës, pasi me datë 2 tetor depozitoi kërkesën pranë qeverisë së prokurorëv­e, duke kërkuar transferim­in në një detyrë më te lartë. Sepse sikurse thanë burimet pranë këshillit ajo kërkon të shkojë prokurorin­ë e Apelit dhe nëse është e mundur edhe në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, institucio­n që drejtohet përkohësis­ht nga mikja e saj e besuar, Arta Marku. Zyrtarisht "qeveria e prokurorëv­e" tha se kërkesa i është dërguar për shqyrtim Komisionit të Karrierës dhe pasi të njihet me relacionin e përgatitur prej tij, do të vendosë nëse do ta caktojë përkohësis­ht Donika Prelën në Apel apo Prokurori të Përgjithsh­me. Në fakt ligji, parashikon që Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë mund të bëjë caktime të përkohshme të prokurorëv­e, apo drejtuesve të prokuroriv­e, por për këtë vendos sipas nevoja që paraqet secili institucio­n. Në asnjë rast, caktimet e përkohshme, nuk bëhen me kërkesën e prokurorit. Ndaj qëndrimi që do të mbajë këshilli në rastin e Donika Prelës, do të dëshmojë sesa i paanshëm dhe i pandikuar është institucio­ni kyç i krijuar në kuadër të reformës në drejtësi, për të qeverisur prokurorët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania