Gazeta Shqiptare

Murrizi:‘ kçk’- ja, sindikatë e madhe, ka ministra e deputetë brenda

-

Deklaratat

e kryemi nistrit se gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që nuk i shpëtojnë dot vetingut po sillen me detyrën kanë formuar një bandë kriminale që ai e cilësoi ‘ kçk’ "kap çfarë të kapësh", ka sjellë debate në Kuvend. Nënkryetar­i i Kuvendit Myslim Murrizi duke replikuar me kryeminist­rin Edi Rama lidhur me këtë çështje, ka theksuar se pjesë e kësaj bande janë edhe ministrat, kryetarët e bashkive dhe pushtetarë të ndryshëm që po sillen me pushtetin me parimin "kap çfarë të kapësh". "Ajo ‘ kçk’ është sindikatë e madhe, që nuk ka brenda vetëm gjyqtarë e prokurorë. Ka edhe në këtë sallë anëtarë ‘ kçk’- je, ka te PPP dhe ku të mund, në administra­të, qeveri e bashki. Ke vëllezër, kunetër, motra, që i ke në KPK, KPA, e që po konkurrojn­ë për poste në drejtësi",- tha Murrizi në fjalën e tij. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar sërish kryeminist­ri Edi Rama, i cili ka kujtuar Murrizit se është jo etike që të përdoret foltorja e Kuvendit për të sharrë dhe për përgojuar emra të përveçëm biznesmenë­sh të ndershëm që konkurrojn­ë në ekonominë e tregut. "Ndryshimi mes meje dhe teje është se të dy jemi të revoltuar, por t'i nuk ke adresë për revoltën, ose më keq akoma, e ke adresën e gabuar. I the ministres së Financave "a ke fuqi të kontrollos­h …". Ajo dhe administra­ta e saj i kanë kontrollua­r të gjithë, por unë nuk merrem me emra, pasi e konsideroj turp të madh. Nuk bën vaki në asnjë vend të botës, që njerëz të zgjedhur të shfrytëzoj­në foltoren e Parlamenti­t për të marrë nëpër gojë dhe hedhur çfarë ju vjen për goje në fytyrën e atyre që bëjnë biznes. Nuk ka në këtë vend asnjë, zero kompani, që nuk kontrolloh­et", - tha Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania