Gazeta Shqiptare

"Po i hapet rruga një oligarku tjetër", Kryemadhi: Asnjë i ndaluar për skandalin e Unazës së Re

-

e LSI- së takoi dje gratë e Unazës së Re, të cilat protestojn­ë çdo ditë në mbrojtje të banesave të tyre. Kryemadhi denoncoi faktin se ende nuk ka asnjë të ndaluar apo hetuar nga autorët e skandalit të Unazës së Re. "Damiani drejton Komisionin e Reformës së Vjedhjes së Votave në parlamenti­n monist, askush nga firma nuk është ndaluar. Ish- drejtuesit e ARRSH tallen nga lokalet e shtrenjta të

Tiranës me fatkeqësin­ë e këtyre grave fisnike. Një skandal edhe më i madh, i bërë në kurriz të këtyre familjeve është devijimi i shtratit të lumit të Lanës nga projekti fillestar, për t'i hapur rrugë një oligarku tjetër, mikut të

Taulant Ballës, i cili ka qëlluar edhe pak i dënuar për trafik droge. Së bashku me Edi Ramës dhe Erion Velajn janë autorët e shkatërrim­it të jetës së dhjetëra familjeve shqiptare. Ata janë rrënuesit e së ardhmes të qindra shqiptarëv­e", tha zj. Kryemadhi. Ajo siguroi se: "Do i qëndrojmë në krah derisa ata të fitojnë të drejtën e tyre për kompensim të plotë për pronat e tyre dhe për anulimin e projektit të devijimit të lumit të Lanës, duke e çuar atë në kufijtë e projektit fillestar".

mbi administra­tën, shkeljen flagrante të ligjit nga komisioner­ët e të gjitha niveleve, manipulimi­n e votave në 30 qershor, por organi i prokuroris­ë nuk ka bërë asnjë veprim. Zyrtari demokrat tha se deri më tani: "Nuk ka asnjë procedim penal të regjistrua­r. Nuk ka asnjë person të hetuar, nuk ka asnjë person të arrestuar". Në këtë linjë ai nënvizoi se nën kontrollin e Edi Ramës po veprohet kundër vullnetit të Bashkimit Europian për nisjen e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë. Ai kujtoi se hetimi i krimeve elektorale është një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë, por prokuroria hesht, hajdutët e votave janë të paprekshëm dhe ata nuk hetohen dhe nuk ndëshkohen, sepse i shërbejnë pushtetit të korruptuar dhe të kriminaliz­uar të Edi Ramës.

Alibeaj: "Duke mosregjist­ruar zyrtarisht asnjë procedim penal që lidhet me zgjedhjet, prokuroria ka zhvlerësua­r edhe ODIHR- in, i cili thekson se ishte dëshmitar i rasteve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësis­ë së votës në qendrat e votimit. Mosveprimi i prokuroris­ë për të ndëshkuar krimet zgjedhore që mbajnë në pushtet Edi Ramën është treguesi më i qartë i mungesës së vullnetit politik të kryeminist­rit për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme", theksoi z. Alibeaj. Sipas tij, "Edi Rama është pengesa e vetme që Shqipëria nuk bën dot zgjedhje si në Kosovë apo në vende të tjera, ku demokracia funksionon vërtet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania