Gazeta Shqiptare

AMF: Brenda muajit, udhëzimi për sigurimin e ndërtimeve

Vendimi i qeverisë ngarkon ndërtuesit për pagesën

-

ton se "Ndërtuesi/ zhvilluesi/ investitor­i i dorëzon blerësit njëkohësis­ht me lidhjen e kontratës për kalimin e pronësisë së ndërtesës, një kontratë sigurimi 10- vjeçare me përfitues blerësin/ blerësit dhe me efekt nga data e përfundimi­t të punimeve. Kjo kontratë sigurimi mbulon dëmet e ndërtesës, që shfaqen pas lidhjes së kontratës së kalimit të pronësisë, përfshirë dëmet ndaj të tretëve, që rrjedhin kur për shkak të tokës ose për defekt të ndërtimit, ndërtimi shembet tërësisht ose pjesërisht, ose paraqet rrezik të dukshëm shembjeje, ose defekte të tjera të rënda. Limiti i përgjegjës­isë së kontratës së sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes të përcaktuar në kontratën e kalimit të pronësisë së pasurisë paluajtshm­e. Tarifa vjetore e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se 0.1 për qind e shumës së sigurimit/ limit të përgjegjës­isë së përcaktuar në kontratën e sigurimit. Vendimi ngarkon noterët me detyrimin të lidhin kontratën për kalimin e pronësisë së ndërtesës nga ndërtuesi/ zhvilluesi/ investitor­i te blerësi, shoqëruar me kontratën e sigurimit 10vjeçar në favor të blerësit/ blerësve të kryer nga shitësi. Ndërkaq, kërkesa për regjistrim në regjistrin e pasurive të paluajtshm­e të kontratave të kalimit të pronësisë së ndërtesës nga ndërtuesi/ zhvilluesi/ investitor­i te blerësi shoqërohet edhe me kontratën e sigurimit 10vjeçare në favor të blerësit/ blerësve, të kryer nga ndërtuesi/ zhvilluesi/ investitor­i. Në rast mungese të kontratës së sigurimit, kërkesa për regjistrim të kontratës së kalimit të pronësisë nuk administro­het nga sporteli i shërbimeve kadastrale, përcakton vendimi i qeverisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania