Gazeta Shqiptare

Deklarimi për taksën e shtëpisë, shtyhet afati deri në 30 tetor

Ujësjellës- Kanalizime Tiranë: Mund të deklaroni edhe ' online', ja procedura Shembujt si llogaritet detyrimi dhe sa është pagesa mujore

-

Ujësjellës- Kanalizime Tiranë ka shtyrë afa tin për deklarimin e të dhënave për banesat deri në 30 tetor. Ndërkohë, janë thjeshtuar edhe procedurat për deklarimin e sipërfaqes, e cila është subjekt i taksës.

DOKUMENTET

Të gjithë qytetarët që kanë një kontratë të kategorisë familjare me UKT, për të bërë vetëdeklar­imin ' online' apo edhe pranë pikave të UKT u nevojiten disa dokumentac­ione. Me këto dokumente qytetarët mund të plotësojnë formularin me informacio­net që u kërkohen. Pra, çdo qytetar duhet të posedojë: kartën e identiteti­t, certifikat­ën e pronësisë me kartelën e pasurisë/ kontratë shitblerje­je, dhurimi ose shkëmbimi, akt privatizim­i apo vetëdeklar­imi të ALUIZNI- t, rivlerësim të fundit të pasurisë, nëse ka; librezën e ujit apo një faturë UKT. Për çdo problem apo paqartësi mund të klikoni mbi linkun "Ankesë/ Kërkesë", i cili shfaqet në momentin që hyni në platformë.

LLOGARITJA

Sipas udhëzimeve të UKTsë, llogaritja e taksës së banesës do të bëhet në bazë të vlerës së ndërtesës, shumëzuar me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj për kategorinë e ndërtesave për banim, që është 0.05%. Pra për një apartament me sipërfaqe 70m ² , shumëzuar me çmimin vlerësues 60.000lekë/ m ² shumëzuar me 0.05%, taksa vjetore që duhet paguar llogaritet 2 100 lekë, ku për çdo muaj vlera që duhet paguar është 175 lekë. Në lidhje më këtë, UKT sqaron se menjëherë do të nisin verifikime në terren. Për ato raste kur një banese nuk i përcaktohe­t sipërfaqja, përllogari­tja do të bëhet sipas vlerës referuese. "Për të gjitha deklarimet e bëra do të nisin verifikime­t në terren, ku do të kryhen edhe korrektime në regjistrin e bazës së të dhënave. Në rast se vlera e vetëdeklar­uar nga taksapague­si rezulton e ndryshme nga vlera e llogaritur me çmim të vlerësuar, të përcaktuar në metodologj­inë e miratuar me VKM nr. 132, datë 07.03.2018, si vlerë e bazës së taksës do të merret vlera më e lartë. Ujësjellës­Kanalizime­ve Tiranë njofton se për banesat që nuk arrihet të përcaktohe­t sipërfaqja, do të aplikohen vlerat referuese. Për ndërtesat e ndërtuara pas vitit 1993 do të vlerësohen me 100 m2, ndërsa për ndërtesat e ndërtuara para këtij viti do të vlerësohen me 70 m2", thuhet në njoftimin e UKT. Taksa do të aplikohet edhe për garazhet, bodrumet dhe për çdo ndërtesë tjetër, mbi apo nën tokë, që përdoren për qëllime banimi.

GRUPET QË TAKSOHEN

Taksapague­s është çdo individ, person fizik ose juridik, vendës ose i huaj, pronar apo përdorues i pasurive të paluajtshm­e në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësish­t nga niveli i shfrytëzim­it të këtyre ndërtesave. Detyrimin për pagimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshm­e "ndërtesë" e kanë, sipas rastit, pronari ose bashkëpron­ari, sipas pjesës që zotëron, apo përdoruesi i pasurisë së paluajtshm­e, për pasuritë që nuk janë të pajisura me dokumente të pronësisë, personat që kanë aplikuar për legalizim të ndërtesës, zhvilluesi­t që nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes përkatëse të lëshuar nga njësia e vetëqeveri­sjes vendore.

 ??  ?? Faksimil e webit zyrtar të UKT- së
Faksimil e webit zyrtar të UKT- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania