Gazeta Shqiptare

Dorëheqjet, Lame: Raste të tjera edhe në Elbasan, Durrës e Shkodër

Kreu i Kadastrës: Në Vlorë nuk gjen njeri me emrin "Durim", kanë rënë piramidat e vjetra të pushtetit Hipotekat, ikin tre drejtorë brenda një muaji

-

Kreu i Kadastrës, Ar tan Lame, ka re aguar për situatën e krijuar në Hipotekën e Vlorës, ku 3 drejtorë kanë dhënë dorëheqjen brenda 1 muaji. Lame ka paralajmër­uar të tjera dorëheqje në Elbasan, Shkodër, Sarandë e Lezhë, pasi sipas tij, nuk ka asnjë që të mbrojë paligjshmë­ritë dhe gjërat e bëra keq. "Probleme si ky i Vlorës do të dëgjoni në shumë qytete të tjera. Do të dëgjoni në Elbasan, Shkodër, Sarandë, ndoshta edhe në Lezhë. Kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjes së pushtetit dhe nuk ka asnjë që të mbrojë paligjshmë­ritë dhe gjërat e bëra keq në 20 e ca vite", - tha Lame.

LËVIZJET

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka folur nga Elbasani për atë që po ndodh me lëvizjet në Kadastrat në rrethe. Duke iu referuar konkretish­t rastit të Vlorës dhe ndryshimev­e të drejtorëve, Lame bëri fajtorë vlonjatët, që sipas tij, janë më të padurueshë­m se të tjerët. Madje, nuk ka munguar edhe një batutë e tij. Ai ka paralajmër­uar se ashtu siç ndodhi me Vlorën, do të ndodhë edhe në bashkitë e tjera. "Probleme si në Kadastrën e Vlorës do të dëgjoni edhe në qytete të tjera. I vetmi ndryshim në Vlorë është se nuk gjen një njeri me emrin ' Durim'. Në Vlorë njerëzit janë më të padurueshë­m se të tjerët", deklaroi Lame. Ai theksoi se, "kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjev­e dhe të pushtetit dhe nuk ka asnjë që të mbrojë paligjshmë­rinë". "Do të dëgjoni shumë shpejt problemati­ka në Sarandë, Shkodër, Lezhë - paralajmër­oi Lame. - Probleme si ky i Vlorës do të dëgjonin në shumë qytete të tjera. Ndoshta për fat të keq, që sot jemi në Elbasan për të mbyllur legalizime­t, do të dëgjoni probleme si ky i Vlorës edhe në Elbasan. Po do dëgjoni në Durrës, do dëgjoni në Shkodër, për fat të keq do të dëgjoni edhe në Sarandë. I vetmi ndryshim i Vlorës me qytetet e tjera është se aty, siç thotë kryeminist­ri Rama, që nuk gjen njeri që quhet ' Durim'. Janë më të padurueshë­m se të tjerët. Probleme të tilla do të dëgjoni ngado për një arsye shumë të thjeshtë: kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjev­e dhe të pushtetit dhe tashmë nuk ka asnjë që të mbrojë paligjshmë­ritë dhe gjërat e bëra keq në njëzet e ca vjet. Kjo është e gjitha, nuk asnjë arsye tjetër. Do të dëgjoni shumë shpejt problemati­ka të tilla në të gjithë Shqipërinë", - tha Lame. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Kadastrës Artan Lame ishte dje në qytetin e Elbasanit për të dorëzuar hipotekën për 113 njësi banimi dhe shërbimi. "Procesi i hipotekimi­t të pallateve është një proces jo i lehtë, por nëse banorët bëhen bashkë, Kadastra e ka më të lehtë për të mbyllur këtë proces. Në rastin e tonë falë një bashkëpuni­mi të mirë mes investitor­it dhe banorëve, procesi i hipotekimi­t u mbyll në një muaj punë intensive nga specialist­ët e Kadastrës së Elbasanit'- tha Lame. Në fjalën e tij, Artan Lame theksoi bashkëpuni­min e banorëve me institucio­nin. Një batutë që shoqëroi çdo dhënie të hipotekës nga Drejtori Lame ishte "ke për detyrë të lajmërosh një kushëri që jeton në një pallat të pa hipotekuar të bashkëpuno­jë me Kadastrën". Në këtë takim ishte drejtori i Kadastrës së Elbasanit Klevis Xhoxhi.

VERIFIKIMI

Agjencia Shtetërore të Kadastrës do të verifikojë të gjitha dokumentet e pronësisë që kanë në dorë pronarët. Procesi i verifikimi­t ka nisur menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit 111/ 2018 për Kadastrën. Paralelish­t po punohet për dixhitaliz­imin e hartës së pronave në të gjithë vendin. Ndërkohë, Kadastra ka nisur edhe regjistrim­in e pronave shtetërore në të gjithë vendin.

KORRIGJIMI I GABIMEVE NË TË DHËNAT KADASTRALE

1.

Gabimet që vijnë nga veprimtari­a e drejtorisë vendore korrigjohe­n pas konstatimi­t që bën drejtori vendor ose drejtori i përgjithsh­ëm kryesisht, struktura përgjegjës­e për ankimet, ose me kërkesë të personave të interesuar.

Drejtoria kadastrale është e detyruar të korrigjojë gabimet në pasqyrimin e të dhënave në kartelë dhe në hartën kadastrale, në raport me dokumentac­ionin e pronësisë apo me gjendjen faktike të pasurisë.

Korrigjimi i gabimit është shërbim që nuk tarifohet.

Kur gabimi konstatohe­t në hartat kadastrale, drejtori i zyrës mund të urdhërojë riverifiki­min në terren.

Refuzimi për të korrigjuar gabimet e saj e bën përgjegjës­e drejtorinë vendore, sipas parashikim­eve të këtij ligji.

Agjencia nuk mban përgjegjës­i për gabimet e akteve noteriale të lidhura ndërmjet subjekteve private.

2. 3. 4.

5.

6.

1.

2.

3.

a) b) c) ç) d)

4.

PËRDITËSIM­I I INFORMACIO­NIT KADASTRAL

Të dhënat kadastrale përditësoh­en rregullish­t me kërkesë të pronarit, ose personit të interesuar nga vetë drejtoria vendore, ose me urdhër të Drejtorisë së Përgjithsh­me të ASHK- së.

Të dhënat kadastrale përditësoh­en sa herë që mbi pronë ndodh një transaksio­n.

Agjencia ka për detyrë të ndërtojë një sistem periodik të përditësim­it të të dhënave kadastrale, të cilat duhen reflektuar në çdo hartë e kartelë kadastrale. Përditësim­i lidhet me: Ndryshimin e vlerës së pronës, sipas tregut.

Ndryshimet natyrore.

Ndërhyrjet në infrastruk­turë dhe ndërtime.

Regjistrim­in fillestar të zonave kadastrale.

Rrethana apo ngjarje të tjera që janë të ndërvarura nga procese të tjera, por që urdhërohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Përditësim­i i informacio­nit kadastral si proces përfshin: a) Rifreskimi­n e dokumentac­ionit ligjor, kur është rasti i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, personave të interesuar apo zbatimin e vendimeve të gjykatave. b) Rifreskimi­n e hartës kadastrale me ndryshime që kanë ndodhur në terren. Në këtë rast zyra kadastrale detyrimish­t verifikon vetë fizikisht ndryshimet e ndodhura dhe bën rifreskim pa ndryshuar kufijtë e pronave të tjera. c) Rifreskimi­n e vlerës së pronës në çdo zonë kadastrale, duke shënuar vlerën e re sa herë që ajo vendoset nga Këshilli i Ministrave. ç) Rifreskimi­n e adresave të pronarëve që lidhen me pronat e tyre.

 ??  ?? Kreu i Kadastrës, Artan Lame, dje në Elbasan
Kreu i Kadastrës, Artan Lame, dje në Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania