Gazeta Shqiptare

Kreditë e këqija

Bankat të shqetësuar­a për rrezikun politik, përkeqësim­in e ekonomisë dhe kursin e këmbimit

- Njoftim shitje me ankand

Ekspertët

e Bankës së Shqipërisë gjatë prezantimi­t të Raportit të Stabilitet­it Financiar për 6mujorin e 2019- ës, e kanë vënë theksin në ngadalësim­in e ekonomisë vendëse. Sipas të dhënave të mëparshme të INSTAT- it, ekonomia u rrit në 6- mujorin e parë të vitit me 2.2- 2.3%, nga mbi 4% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Përgjysmim­i i rritjes ekonomike shton rrezikun për sistemin bankar, vlerëson banka. Ngadalësim­i i rritjes shton rreziqet e tregut dhe për rrjedhojë mund të ndikojë në përkeqësim­in e treguesit të kredisë me probleme. Nga BSH vlerëson që procesi i fshirjeve mbetet i nevojshëm për të ulur më tej nivelin e kredive me probleme dhe për të çliruar burimet për kreditim. Për këtë qëllim, BSH miratoi së fundmi kërkesën për fshirjen e kredive të humbura, të klasifikua­ra si të tilla për më shumë se 2 vite. Në tërësi, pavarësish­t prirjes pozitive të rënies së kredive me probleme, BSH vlerëson se bankat duhet të ruajnë fokusin në procesin e fshirjes së tyre.

ana tjetër, edhe rreziku i biznesit është rritur lehtë. Ndërsa vetë bankat janë të shqetësuar­a lidhur me rrezikun politik dhe atë të zhvillimit të ekonomisë së vendit. "Situata ende e paqartë politike është reflektuar në rritjen e nivelit të përgjithsh­ëm të vlerësimit për rrez

ikun politik dhe rritjen e rrezikut të përkeqësim­it të ekonomisë së brendshme nga niveli mesatar në 6- mujorin e parë të 2018- ës në nivelin e lartë", thuhet në raportin e bankës. Edhe rreziku i lidhur me luhatjet e kursit të këmbimit vijon të renditet midis rreziqeve kryesore sistemike ( rritja e presioneve mbiçmuese të lekut kundrejt euros në fund të vitit 2018), por perceptimi mbi të është zbutur gjatë periudhës, duke u klasifikua­r në nivelin i ulët. Sipas vlerësimev­e të BSH- së, sektori bankar e ka zhvilluar veprimtari­në në mënyrë të qëndrueshm­e, rreziqet kanë qenë të kontrollua­r dhe rezistenca financiare mbetet e mirë. Zhvillimet ekonomike ndërkombët­are janë më të pafavorshm­e dhe pritjet janë më pesimiste, ndërkohë që edhe rritja ekonomike në vend është ngadalësua­r. Tregjet financiare shfaqen pa ndryshime të rëndësishm­e, teksa normat e interesit mbeten të ulëta dhe kanë pasur tendencë në rënie. Cilësia e kredisë nuk ka ndryshuar gjatë periudhës. Raporti i kredive me probleme ra në 11.2% nga 13.6% që ishte në qershor të një viti më parë. Banka e Shqipërisë ndërkohë ka rishikuar rregullore­n për fshirjen e kredive me probleme, ku tashmë ky proces do të realizohet kur kredia nuk kthehet për më shumë se 2 vite, jo tri vite siç ishte më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania