Gazeta Shqiptare

Dosja "Babale", ish- deputeti Ervin Salianji: Si u manipulua zëri i Agron Xhafajt

"Për dëshmitari­n Alizoti janë fshehur 4 dënime për dhunë, vjedhje e pengmarrje" Prokuroria ka çuar për ekspertim në Angli jo mostrat e zërit që janë marrë nga vetë ajo, por një mostër zëri tjetër

-

Ish- deputeti i Partisë Demokratik­e, Ervin Salianji, ka bërë publike prova të reja, që sipas tij, rëndojnë ndaj procesit gjyqësor "Babalja", ku u akuzua vëllai i ish- ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj për trafik droge. Në një dalje publike për mediat, Salianji tha dje se ka një provë të re që, sipas tij tregon manipulimi­n që është bërë me procedurat për ekspertizë­n e zërit të Agron Xhafajt, vëllai i ish- ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. "Prokuroria në shkelje të ligjit dhe në falsifikim të plotë ka çuar për akt- ekspertim në Angli jo mostrat e zërit që janë marrë vetë nga ana e prokuroris­ë, por ka dërguar një mostër zëri, e cila nuk dihet nga vjen, nuk është marrë në formën e duhur ligjore dhe për të cilën nuk dihet nëse zëri i regjistrua­r është i Agron Xhafajt apo është i Alfred Alizotit", pohoi Salianji, i cili shtoi se PD ka zbuluar të tjera fakte komprometu­ese kundër Fredi Alizotit. Demokrati u shpreh se për dëshmitari­n Alizoti janë fshehur 4 dënime, për dhunë, vjedhje e pengmarrje. Ndërkohë, në gjykatë vijon procesi për çështjen "Babale", ku të përfshirë përveç Ervin Salianjit, janë edhe gazetari Jetmir Olldashi, Fredi Alizoti, Albert Veliu.

REAGIMI I PLOTË I SALIANJIT

Në mënyrë të vazhdueshm­e kemi denoncuar për falsifikim­e të herëpasher­shme dhe të pafundme të dosjes "Xhafaj", sot jemi në një situatë të re, me prova të reja të dala edhe gjatë gjykimit për këtë çështje, në një superskand­al, falsifikim­it të procesit jo për të çuar para përgjegjës­isë denoncuesi­t e aferave mafioze në Shqipëri, por për të shmangur nga hetimi për trafik droge të mafies qeveritare dhe Agron alias Geron Xhafaj.

Mos harroni dhe të kthejmë në vëmendje të publikut tonelata me drogë të kapura këto ditë në Greqi dhe lidhjet prej punëmarrës­i dhe punëdhënës­i me Agron Xhafajn, por për këtë do të kemi një ditë tjetër për të denoncuar, sepse ka ikur nga vëmendja e medias në mënyrë të shpejtë.

Sot dua t'ju paraqes disa prova të reja, më kryesorja është falsifikim­i i aktit të ekspertimi­t nga ana e prokuroris­ë dhe avokatit të Agron Geron Xhafajt.

Më datë 15, sipas prokuroris­ë, në orën 14: 15 Agron Geron Xhafaj jep mostrat e zërit Prokurorin­ë e Tiranës pranë OPGJ- së, Gabon Vrioni dhe ekspertit të kriminalis­tikës Dritan Zota. Procedural­isht është marrë zëri në rregull, duke pasur oficerë të policisë gjyqësore, ekspertë kriminalis­tikë dhe në prani të prokurorit.

Në datë 16, një ditë pasi ne kishim bërë publikimin e skandalit, Agron Xhafaj dorëzohet vullnetari­sht për të kryer dënimin në Itali prej 7 viteve dhe 4 muaj burg, pavarësish­t se kishte 10 vite që jetonte i lirë në Shqipëri.

Për ekspertizë në Itali dhe pas refuzimit të Italisë, sepse nuk ishte marrë zëri në mënyrën e duhur nga ana procedural­e, në Angli nuk dorëzohet dhe nuk dërgohet kampioni i zërit të marrë nga ana e Prokuroris­ë Tiranë sipas procedurës, por dërgohen dy mostra të tjera të marra më 22.07.2018 dhe 25.07.2018, kohë në të cilën Agron Xhafaj nuk ndodhej në Shqipëri, por në burg në Romë.

Në procesverb­alin që kemi kërkuar në gjykatë të marrjes së mostrave, kemi kërkuar se kush është oficeri apo prokurori, apo eksperti kriminalis­tik që ka marrë modelet e zërit në Agron Xhafajt dhe ku i mori. I mori në burg në Romë, apo në Tiranë?

Në dosje është administru­ar vetëm mostra e marrë më datë 22.07.2018, e cila po ju citoj: "Është një bisedë midis Geron Xhafajt me një shtetas tjetër".

Nuk e di se si në burg mund të bëhet një bisedë me një shtetas tjetër dhe këtë e ka dorëzuar vetëm avokati i Geron Xhafajt, Ardian Visha.

Pra, prokuroria në shkelje të ligjit dhe në falsifikim të plotë, ka çuar për akt- ekspertim në Angli jo mostrat e zërit që janë marrë vetë nga ana e prokuroris­ë, por ka dërguar një mostër zëri, e cila nuk dihet nga vjen, nuk është marrë në formën e duhur ligjore dhe për të cilën nuk dihet nëse zëri i regjistrua­r është i Agron Xhafajt apo është i Alfred Alizotit.

Ekspertiza britanike për të cilën do t'ju vendos në dispozicio­n materialin, pasi është refuzuar nga laboratori shtetëror i kriminalis­tikës italiane për shkak të kësaj shkeljeje, ka marrë dhe ka analizuar mostrat e zërit të çuara në mënyrë të kundraligj­shme nga prokuroria, të cilat nuk dihet nëse janë Agron Xhafaj, apo Alfred Alizoti.

Për herë të parë bëjmë publike të katër dënimet që kemi gjetur deri tani të dëshmitari­t të rremë, të një prej llumit të shoqërisë që zhytet ditë pas dite Edi Rama, të dëshmitari­t të rremë me të cilin kanë shpëtuar nga dënimi një grup të strukturua­r kriminal dhe mafioz, Alfred Alizoti, siç po e shihni ka të paktën 4 dënime për vjedhje me dhunë, për pengmarrje, etj.

Në një prej rasteve, policia e ka gjetur të stërvitur sepse e ka bërë pikërisht fiks rolin që po kryen sot.

Në vendimin e gjykatës thuhet: "Shtetasi Alfred Alizoti, apo Alfred Rama, se njësoj janë, ka krijuar një situatë të rreme me shtetasin Artur Bregu sikur grindeshin me njëri- tjetrin dhe kur janë afruar, kanë vjedhur me dhunë qytetarin në makinë. Të njëjtin rol që po kryen sot me dëshmi të rreme për llogari të Edi Ramës e ka kryer për llogari të banditëve të tjerë, të llumit tjetër për të vjedhur qytetarët. Dje ka vjedhur qytetarët në mënyrë të drejtpërdr­ejt, sot bashkë me Edi Ramën dhe me Ballën, Xhafajn, Ard Veliun, Andon Markon dhe Alfred Nushin, drejtues të lartë të policisë kanë krijuar një situatë të rreme për të shpëtuar një grup mafioz nga procedimi penal dhe kanë devijuar vëmendjen e publikut dhe organeve ligjzbatue­se, aty ku nuk duhet të jetë.

Pavarësish­t se kemi insistuar në gjykatë, pavarësish­t se kemi çuar kallëzim penal, prokuroria nuk merr asnjë masë, qoftë për shpërdorim­in e detyrës të bërë nga Balla, Xhafa, Veliu, Marko dhe Nushi, por nuk merr asnjë veprim tjetër, as për shpërdorim detyre të kryeprokur­orit Gentian Osmani dhe për t'i çuar ata përpara përgjegjës­isë penale, për një rast i cili duhet të kishte çuar prapa hekurave disa prej mafiozëve më të mëdhenj, që edhe sot kontrolloj­në trafikun e drogës në Shqipëri dhe që dje kishin mbështetje­n e ish- ministrit të asaj kohe, Fatmir Xhafaj dhe sot kanë mbështetje­n e plotë të kryeminist­rit të republikës, Edi Rama.

 ??  ?? Ish- deputeti i Partisë Demokratik­e, Ervin Salianji
Ish- deputeti i Partisë Demokratik­e, Ervin Salianji
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania