Gazeta Shqiptare

Goditën për vdekje 56- vjeçarin pas një konflikti, gjykata lë në burg 3 autorët

Të akuzuarit: S'deshëm ta vrisnim, ndodhi aksidental­isht

-

VLORË - Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 3 të arrestuari­t, të cilët akuzohen për vrasjen e Stavri Minos. Ngjarje kjo e ndodhur katër ditë më parë, ku pas një konflikti për pronat, mbeti i vdekur 56- vjeçari Mino, i cili ishte goditur me sende të forta në kokë. Mësohet se masa "burg pa afat" është caktuar për Agron Hametin, ndërsa për Astrit Hametin dhe Nusret Hodën "Burg me afat" 30 ditë. Sipas trupit gjykues, Agron Hameti mbetet më i implikuar në këtë ngjarje. Tre të pandehurit, dy prej tyre vëllezër dhe tjetri kushëri i tyre janë mbrojtur nga i njëjti avokat mbrojtës, Tomor Cano. Astrit Hameti ka deklaruar se është në gjendje të rëndë shëndetëso­re dhe përgjatë seancës gjyqësore ka folur ulur, pasi është shprehur se nuk mund të qëndrojë në këmbë. Stavri Mino u raportua fillimisht se vdiq aksidental­isht, por më pas rezultoi se kishte humbur jetën si pasojë e goditjes me grushte, shkelma dhe me sende të forta për vdekje nga këta tre persona për motive pronësie. Pas ngjarjes policia njoftoi se, "pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ra në tokë pa ndjenja duke ndërruar jetë. Nuk ka shenja dhune të dukshme". Ndërsa disa prej dëshmitarë­ve thanë se ishte aksident duke deklaruar se u fut për të ndarë vëllanë nga sherri, "por rrëshqiti duke i rënë koka në gurë dhe ndërroi jetë". Por pas autopsisë, në trupin e viktimës u zbulua e vërteta, pasi u konstatuan shenja dhune duke sjellë arrestimin e tre personave, të cilët akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpuni­m. Ngjarja ndodhi përpara një lokali në zonën e Plazhit të Vjetër, ku banonin personat e përfshirë në sherr. Siç u raportua dhe ditën e ngjarjes, gjithçka ka ndodhur për një sharje mes viktimës dhe njërit prej vëllezërve Hameti, duke bërë që mes tyre të nisë sherri, i cili ka rezultuar tragjik për Minon. Ata deklaruan në polici pas arrestimit se nuk kanë pasur asnjë qëllim të vrisnin Minon, duke u shprehur se gjithçka ka ndodhur aksidental­isht. Sipas tyre, 56vjeçari ka rënë pas goditjes në një gur dhe ka pësuar gjakderdhj­e, ndërsa kanë shtuar se nëse ambulanca do të kishte mbërritur më shpejt, mund ta kishte shpëtuar.

 ??  ?? Gjykata e Vlorës
Gjykata e Vlorës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania