Gazeta Shqiptare

Rama në Serbi takon Vuçiçin për "Shengenin ballkanik"

Kryeminist­ri darkon me presidenti­n serb dhe kryeminist­rin Zoran Zaev Lehtësi lëvizjeje për njerëzit dhe bizneset

-

Ndërkohë kryeminist­ri Rama deklaroi të enjten e kaluar në "Real Story" në News24 se kjo nuk ka të bëjë fare me Jugosllavi­në, por me zhdukje të kufijve mentalë të ballkanasv­e. Sipas shefit të qeverisë shqiptare, vendet e rajonit së bashku janë më të fuqishëm dhe krijojnë treg më të madh sesa të copëtuar.

MEDIAT SERBE

SHBA është duke përgatitur një paketë me anë të së cilës planifikoj­në të zgjidhin të gjithë çështjen e Ballkanit, duke përdorur ' një karotë dhe një shkop', sipas një tradite të vjetër diplomatik­e amerikane, shkruan Telegrafi serb. Ish- ambasadori amerikan në Serbi, Cameron Munter zbuloi strategjin­ë e Uashington­it, sepse, sipas gazetës, ajo që tha Munter pas takimit me presidenti­n Aleksandar Vuçiç përkon me ato që u thanë në qarqet diplomatik­e.

Burimi i gazetës deklaroi se fjalët e Manter ishin në të vërtetë një lloj skicë e paketës amerikane për Ballkanin, realizimi i së cilës filloi praktikish­t me emërimin e Matthew Palmer si të dërguar special për Ballkanin Perëndimor, shkruan Telegrafi serb. "Paketa ka më shumë ngjashmëri me pikëpamjen e Uashington­it për zgjidhjen e krizës midis Izraelit dhe Palestinës. Mund të thuhet se është plotësisht e qartë se e njëjti nënshkrim qëndron prapa çdo gjëje", thotë një burim, i cili citohet të thekson se ai është një nga njohësit më të mirë të lëvizjeve aktuale në Shtetet e Bashkuara, raporton INA.

Detajet e paketës amerikane mund të ndryshojnë, por ato nuk do të jenë thelbësore, shkruan gazeta. Gazeta thotë se plani përfshin një ofertë për ndarjen e Kosovës, për të fshirë në mënyrë efektive kufijtë në Ballkan, një lloj bashkimi ekonomik, një autonomi edhe më të madhe për shqiptarët në Maqedoninë Veriore, por edhe mbijetesën e tërë Bosnjës, me lëshime të rëndësishm­e për serbët në Republika Srpska. Sipas gazetës, ekziston një anë tjetër e medaljes, dhe thelbi i saj është se "nuk do të shkojë mirë për këdo që nuk e pranon ' karotën amerikane'".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania