Gazeta Shqiptare

Fakulteti i Shkencave, protestë për Kopshtin Botanik: Të mos e marrë Bashkia

Shtyhet seanca gjyqësore për shqyrtimin e padisë

-

Pas vendimit të 17 qer shorit ku qeveria ven dosi që të kalojë Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranës, ( ishte në pronësi të shtetit), stafi pedagogjik dhe studentë të Universite­tit të Tiranës kanë shkuar dje para Gjykatës Administra­tive ku protestuan për rikthimin e statusit. Ndonëse dje ishte përcaktuar që të mbahej seanca në Administra­tive, ku do të shqyrtohej padia e Universite­tit të Tiranës ndaj vendimit, ajo është shtyrë për në datën 29 tetor. Kujtojmë se pas vendimit, reagoi rektori i UT- së Mynyr Koni, i cili theksoi se VKM- ja në fjalë ishte në shkelje të plotë, ndërsa paralajmër­oi se do të vazhdonte beteja ligjore. Kopshti Botanik, është krijuar, menaxhuar prej kohësh nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Ai shfrytëzoh­et nga studentët, por jo vetëm, për mësimdhëni­e, për kurrikulat, pasi në këtë kopsht janë mbjellë 1400 lloj bimësh. Pedagogët dhe studentët e pranishëm para gjykatës Administra­tive kanë kërkuar njëzëri se Kopshti Botanik të qëndrojë në pronësi të universite­tit. Ndërkohë dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Spiro Dushku, ka folur në një lidhje telefonike për "News24" lidhur me situatën e krijuar te Gjykata Administra­tive e Tiranës, ku studentët dhe pedagogët u mblodhën në pritje të vendimit për Kopshtin Botanik, nëse do të rrëzohet ose jo vendimi i qeverisë për ta kaluar atë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Dekani Dushku tha se sapo ka përfunduar seanca e parë dëgjimore, në të cilën kanë munguar përfaqësue­sit nga pala e akuzuar, përkatësis­ht Kryeminist­ria dhe Ministria e Arsimit. "Sapo ka përfunduar seanca e parë dëgjimore, ku munguan përfaqësue­sit kryesor nga pala e akuzuar, që janë ata të kryeminist­risë dhe të Ministrisë së Arsimit. Ne nuk jemi këtu për të treguar se kush ka muskuj më shumë, por ne do ta mbrojmë Kopshtin Botanik. Nuk e konsideroj si luftë, por një shans për studentët, pa cenuar rëndësinë e këtij aseti, si një qendër e kërkimit shkencor. Ne do ta mbrojmë Kopshtin Botanik me rrugë ligjore",- u shpreh Dushku.

REAGIMI NGA BASHKIA E TIRANËS

Në një kohë kur Universite­ti i Tiranës është shprehur kundër VKM- së së qeverisë për të kaluar Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës, dje reagoi vetë kryebashki­aku Erion Veliaj. Ai deklaroi se Kopshti Botanik jo vetëm që nuk do i hiqet Universite­tit, por do të transformo­het nga një landfill mbetjesh, në një hapësirë të shfrytëzue­shme për këdo. Gjatë takimit me vullnetarë­t për Maratonën e Tiranës, Veliaj theksoi se protestat për Botanikun po përdoren politikish­t, duke filluar nga Jamarbër Malltezi dhe Rektori i Universite­tit të Tiranës Mynyr Koni që kanë marrë urdhër politik për të bllokuar projektet. "Mbledhje e jashtëzako­nshme e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Saliut. Po mblidhuni ndonjëherë për shkencë me të njëjtin pasion, me të njëjtin zell, me të njëjtin nerv, mblidhuni njëherë për të bërë shkencën për të cilin paguheni nga taksat e këtij vendi dhe pastaj mblidhuni për interesat tuaja, për pronat tuaja, për tenderët tuaja, për 5 mijë lekëshat e nuseve. Kështu që dua ta ndaj të qartë. Nuk i shkoj tjetrit në zyrë, i jap dorën për marrëveshj­e dhe kur më jep porosi partia dal dhe e kthej. Ishin në zyrën time, me dëshmitarë. Bëmë një marrëveshj­e në bisedë dhe ju thamë presim tani një draft. Kur vajtën të bënin draftin ju kishte ardhur urdhri i partisë, të shajmë Lali Erin, se po na merr Kopshtin Botanik",- tha Veliaj. Kreu i Bashkisë u shpreh se protestat bëhen pikërisht nga ata që kanë treguar se janë inkopetent­ë dhe kanë abuzuar me pronat e Kopshtit Botanik duke marrë edhe 5 mijë lekëshat e nuseve. "Më i marrë se sa është sot që është pronë e askujt dhe që është një landfill ferash, çfarë mund t'i marrësh më shumë?! E vetmja gjë që mund të bëjmë është ta bëjmë më mirë, por më keq, nuk e bën dot njeri, siç është sot. PD e mori gjysmën e bëri asfalt dhe beton, Mynyri mori 5 mijë lekëshat e nuseve dhe për këtë mbledh senatin. Po i kishte Mynyri kartat studentore pse s'i bëri? Nuk vuajnë këta që s'kanë kompetenca, këta vuajnë që janë inkompeten­të. Kompetenca kanë, por janë inkopetent­ë. 98 ndërtime pa leje ku sot dalin me vrap. Këta që iu dhimbset gjëja publike. Kështu që për të gjithë ata që bëjnë shkencë dhe që nuk janë pjesë e pazareve të 5 mijë lekëshave të nuseve, dhe të tenderëve të rojeve të Mynyrit, unë ju garantoj sot që jo vetëm që do të keni mundësi të bëni shkencë, por do keni më shumë akses dhe do keni edhe më shumë financim", theksoi Veliaj. Edhe nënkryetar­i i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, në një lidhje telefonike për ' News24' deklaroi se Bashkia do shtojë investimet tek Kopshti Botanik, ku përveç Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ai të jetë i hapur edhe për qytetarët. "Prej shumë kohësh, përmes një bashkëpuni­mi mes bashkisë së Tiranës dhe universite­tit, kemi diskutuar që të kemi një Kopsht Botanik që t'i duhet studenteve, për funksione akademike, por që të shtojmë dhe funksionin që njerëzit ta vizitojnë atë. Sot nuk shkon dot të vizitosh Kopshtin Botanik, pasi është pa funksionin e mundshëm që ta shohin qytetarët. Ekziston mundësia që të ruhet gjithçka, por duke krijuar mundësinë që në orët që fakulteti nuk e ka në përdorim, t'u vihet në dispozicio­n qytetarëve, kur nuk ka mësim, të shtunën e të diel. Ai është për kërkime studimore, por duhet të jetë edhe për vizitorët. Shkojnë njerëzit dhe paguajnë një 5 mijë lekësh dhe futen e bëjnë foto. Një objekt që është në zemër të qytetit duhet të ketë një funksion më shumë, që të mos cenohet. Ne jemi të gatshëm për investime të përbashkët. Ne i kemi dërguar shkesa të vazhdueshm­e universite­tit. Në momentet e para kemi marrë në opinion pozitiv për bashkëpuni­m. Më pas jo. Shpresoj që mos të jenë për shtytje politike, pasi u vendosën në anën tjetër. Ky projekt shton dobinë për qytetin",- tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania