Gazeta Shqiptare

Pedagogët e Botanikës: Grabitja e kopshtit është bërë hajdutëris­ht

-

pedagogët e katedrës së Botanikës vendimmarr­ja cilë sohet si tejet e gabuar që hedh hije dyshimi dhe mbi të gjitha vlerësohet në shkelje e ligjit për arsimin e lartë. "Asambleja e personelit akademik të FSHN, e mbledhur në një takim të jashtëzako­nshëm, kundërshto­n njëzëri kalimin e Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Asambleja akuzon Ministrinë e Arsimit për mungesë transparen­ce dhe hedh poshtë çdo pretendim të Bashkisë Tiranë për dizinformi­m nga Rektorati dhe strukturat e FSHN- së. Ajo është në ndjekje dhe në pritje të vendimit të Gjykatës Administra­tive. Ky qëndrim i Asamblesë i shprehur dhe në deklaratë, dëshmon qartë se grabitja e Kopshtit Botanik është bërë hajdutëris­ht, fshehtas, duke anashkalua­r çdo konsulencë, opinion apo mendim të anëtarëve të Asamblesë dhe të strukturav­e drejtuese të FSHN- së dhe të UT- së. Grabitja njëkohësis­ht është realizuar në kundërshti­m të plotë me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe statutin e Universite­tit të Tiranës",- thuhet në deklaratën e Asamblesë së Personelit Akademik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Kopshti Botanik i Tiranës zë një sipërfaqe prej rreth 14 hektarësh në anën jugore të kryeqyteti­t dhe është ngritur pas një përpjekje të gjatë e të përkushtua­r të profesorëv­e, arkitektëv­e dhe studentëve në mesin e viteve 1960- të, për t'u çelur përfundimi­sht në vitin 1971. Misioni parësor i Kopshtit Botanik është njohja e florës së Shqipërisë, si dhe ruajtja e llojeve të rralla dhe të rrezikuara.

Historikis­ht, Kopshti Botanik ka qenë në varësi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universite­tit të Tiranës, dhe stafi shkencor i Kopshtit Botanik krahas aktiviteti­t shkencor për të zhvilluar atë, ka zhvilluar edhe veprimtari mësimdhënë­se dhe shkencore në Katedrën e Botanikës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania